Flash

Nicky Jam nderohet me cmimin 'Billboard Hall of Fame'

Lapsi.al 18 September 2022
Nicky Jam nderohet me cmimin 'Billboard Hall of Fame'

Nicky Jam do të nderohet me çmimin Billboard Hall of Fame. Telemundo dhe Billboard kanë përzgjedhur këngëtarin për karrierën e tij artistike.Cmimi do t'i jepet atij gjatë natës së muzikës latine që do të mbahet të enjten, më 29 shtator.

Çmimi Billboard Hall of Fame u jepet artistëve që kanë arritur njohje mbarëbotërore për punën e tyre. Fitues të tjerë të këtij çmimi janë: Alejandro Fernández, Banda El Recodo, Carlos Vives, Daddy Yankee, El Gran Combo de Puerto Rico, Franco de Vita, Joan Sebastian, José José, Marc Anthony.

Kush është Nicky Jam?

Nicky Jam ka një karrierë që përfshin më shumë se tre dekada në muzikën urbane. I lindur si Nick Rivera Caminero, ai është një nga promovuesit e mëdhenj të zhanrit reggaeton. Hitet e tij të para, si "Yo no soy tu marido", "Me Voy pa'l party", "Fiel a tu Piel" dhe "La combi completa", i hapën rrugën muzikës urbane dhe e bënë atë një nga eksponentët më të shquar ndërkombëtarë të zhanrit”. Nicky Jam më vonë bashkëpunoi me Enrique Iglesias në "El Perdon", i cili arriti në vendin e parë në tabelën Hot Latin Songs të Billboard. Kënga i dha atij hyrjen e parë në listën e Billboard Hot 100 në shtator 2015. Artisti ka bashkëpunuar edhe me  Daddy Yankee, Farruko, Anuel dhe Ozuna.

Reperi ka marrë më shumë se 100 nominime dhe ka fituar 28 çmime, duke përfshirë 13 Billboard Latin Music Awards. Këngët e tij kanë më shumë se 14.5 miliardë shikime në YouTube dhe 1.1 miliardë shikime në Spotify. Idhulli latin ka prezantuar edhe anën e tij të aktrimit me serialin autobiografik "El Ganador" për Telemundo dhe Netflix. Kohët e fundit, ai luajti në "Bad Boys for Life" me Will Smith dhe Martin Lawrence.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë: Hola

Lexo Edhe:https://lapsi.al/2022/07/18/aktori-zbulon-planet-rreth-bad-boys-4/

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Days of Our Lives

Aktori i Days of Our Lives, Mark Miller ka ndërruar jetë . Lajmi u konfirmua për fansat nga vajza e tij,Penelope Ann Miller. "Shpirti i bukur i babait tim u ...

15:21

Lil Baby nderohet me cmimin humanitar

Lil Baby do të marrë çmimin Humanitar Quincy Jones në Music in Action 2022 të enjten, 22 shtator.Reperi  do të nderohet për kontributin e tij në drejtësinë raco...

14:45

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI