Flash

PE pret ndryshimin e ligjit për zonat e mbrojtura deri në fund të vitit

Edhe pse qeveria dhe mazhoranca socialiste nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për shfuqizimin e neneve që i hapën rrugë betonizimit të zonave të mbrojtura, eurodeputetët kërkojnë që rishikimi i ligjit të bëhet deri në fund të vitit si detyrim ndaj negociatave për anëtarësim në BE.

16:46

Nuk iu dha azil në Shqipëri, deportohet në Turqi gazetari turk

Lapsi.al 18 September 2022
Nuk iu dha azil në Shqipëri, deportohet në Turqi gazetari turk

Deportohet drejt Turqisë gazetari Ahmet Emre Olur. Gazetari turk kërkoi azil në Shqipëri, por nuk iu dha. Lajmi për deportimin konfirmohet nga avokatja e gazetarit turk.

Ahmet Emre Olur u deportua nga autoritetet shqiptare. Pretendimi ishte se i ka kaluar afatin 2-vjeçar për të qëndruar në vendin tonë. Gazetari kërkoi azil politik. Sipas tij, dëbimi nga Shqipëria mund të rrezikojë seriozisht jetën. Njëkohësisht mund të diskriminohet për shkak të bindjeve politike në shtetin e origjinës.

Gazetari është shpallur në kërkim nga shteti turk pasi ka bërë disa kronika kundër qeverisë. Ndërsa sipas avokatit të tij, thuhet se i ka dërguar disa kërkesa shtetin tonë për azil. Por, ato nuk janë marrë parasysh me arsyetimin se zyra e emigracionit është mbyllur.

Avokatët e tij i nisën një letër Ministrisë së Brendshme. Avokatët e tij shprehen se familjarët e Ahmet Emre Olur shprehnin shqetësimin se i afërmi i tyre ishte shoqëruar në komisariatin e policisë Rinas. Më pas, ata thonë se janë takuar me drejtuesit e këtij komisariati. Sipas avokatëve, ata janë vënë në dijeni të faktit se ky shtetas kishte kaluar afatin 2 vjeçar në shtetin Shqiptar dhe për këtë fakt do të merrej vendim dëbimi.

Letra

“Nga kontaktet që kemi pasur me familjarët na kanë thënë se nuk është i vërtet fakti se ky shtetas ka qëndruar në Shqipëri jashtë afateve ligjore. Sipas kontakteve që kemi pasur na është thënë se shtetasit Ahmet Emre Olur me numër pasaporte U14867557 me origjinë shtetas Turk i rrezikohet jeta nëse do të dëbohej nga vendi ynë drejt vendit të origjinës. Dhe ky fakt do të ndodh në bazë të bindjeve politike të tij. Dhe njëkohësisht ka shfaqur vullnetin që të kërkoj azil politik në shtetin Shqiptar.

Bazuar në ligjin me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë”, në nenin 2 të tij përcaktohet qartë se ky ligj zbatohet për të gjithë shtetasit e huaj dhe personat pa shtetësi. Dhe këto të fundit duhet të kenë deklaruar qëllimin për të paraqitur kërkesë për mbrojtje ndërkombëtare në territorin e Republikës së Shqipërisë. Për aq kohë sa atyre u lejohet të qëndrojnë në territorin e Republikës së Shqipërisë si kërkues për mbrojtje ndërkombëtare, si dhe për anëtarët e familjes së tyre." 

Njëkohësisht bazuar në Neni 5 të ligjit me Nr. 10/2021 “Për Azilin në Republikën e Shqipërisë” , e drejta për azil Republika e Shqipërisë garanton të drejtën për azil të shtetasit të huaj ose personit pa shtetësi, i cili ndodhet jashtë vendit të shtetësisë së vet ose jashtë vendbanimit të zakonshëm të mëparshëm dhe nuk ka mundësi ose dëshirë të kërkojë mbrojtjen e atij vendi për shkak të frikës së bazuar për të qenë i persekutuar për arsye të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror ose të bindjes politike." - thuhet mes të tjerash.

Kërkesa

Shkresa vijon si më poshtë.

"Për sa më sipër kërkojmë nga ana Ministrisë së Brendshme, Komisariatit të policisë Rinas, Drejtorisë së Policisë Tiranë, Ministrisë së Drejtësisë dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit, të zbatohet në mënyrë objektive ligjin me Nr. 10/2021 ‘Për Azilin në Republikën e Shqipërisë’”, thuhet në shkresën e zyrtare.

Të këshilluara

Stuhi në Shëngjin, ndalohet lundrimi në det

Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Bëhet me dije se pr...

13:09

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

22°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI