Flash

“Gropa” e pensioneve/ Kontributet nuk mbulojnë dot shpenzimet

Lapsi.al 18 September 2022
“Gropa” e pensioneve/ Kontributet nuk mbulojnë dot shpenzimet

22 herë është ndryshuar ligji i pensioneve në Shqipëri. Por, skema vazhdon të jetë një gropë e madhe buxhetore. Pas auditimit në Institutin e Sigurimeve Shoqërore, KLSH ka dalë në përfundimin se as reforma e pensioneve e bërë nga qeveria në vitin 2014 nuk i ka dhënë zgjidhje problematikave të skemës së sigurimeve shoqërore në vend. Skemë, e cila për të mbuluar nevojat duhet të financohet çdo vit me qindra milionë euro nga taksat e qytetarëve.

KLSH thotë se për vitin 2021 subvencioni i llogaritur nga buxheti i shtetit për skemën e pensioneve ishte 37.7 miliardë lekë. Sipas KLSH-së të ardhurat nga kontributet nuk janë të mjaftueshme për mbulimin e shpenzimeve të skemës së pensioneve. Kjo ka krijuar një deficit të vazhdueshëm nga viti në vit.

Aktualisht për çdo kontribues ka 1.42 përfitues. Shkalla e zëvendësimit (pension mesatar/ kontribute mesatare) është shumë e ulët. Kjo nxit informalitetin në këtë drejtim. Gjithashtu Shqipëria vijon të ketë një nivel të ulët të të ardhurave nga kontributet shoqërore në raport me prodhimin e Brendshëm Bruto. Raport 5.4% në vitin 2021.

KLSH ngre alarmin se ka një numër të konsiderueshëm të subjekteve debitore prej më shumë se 103 mijë njësi (kryesisht të biznesit të vogël). Kjo shkakton pasoja të këtyre kontribuesve në përfitimin e pensioneve.

Në kushtet aktuale KLSH ka rekomanduar të ISSH në bashkëpunim me Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë të hartojë Strategjinë e Zhvillimit të sistemit të Sigurimeve Shoqërore. Qëllimi është arritja e konsolidimit të skemës. Përpos kësaj, të mundësojë rritjen e performancës nëpërmjet një reforme të qëndrueshme. Reformë që i përgjigjet problematikave të sistemit të sigurimeve shoqërore

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI