Flash

Covid-19/ 43 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët e fundit

Lapsi.al 18 September 2022
Covid-19/ 43 raste të reja dhe asnjë viktimë në 24 orët

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar të dhënat e reja lidhur me situatën epidemiologjike në vend. Sipas MSH nga 335 teste të kryera, 43 qytetarë kanë rezultuar pozitivë për Covid-19. Ndërkohë në 24 orët e fundit fatmirësisht nuk është raportuar asnjë viktimë.

Njoftimi: Ministria e Shëndetësisë i bën sërish thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të afrimit të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.

Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.

Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid-19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.

Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 335 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 43 qytetarë, në këto bashki:

23 në Tiranë, 4 në Durrës, 3 në Kamëz, nga 2 qytetarë në Fier, Vlorë, Delvinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Malësi e Madhe, Vorë, Lushnje, Selenicë, Sarandë, Gramsh.

Janë 939 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 9 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.

Janë shëruar 147 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 325,911 që nga fillimi i epidemisë.

Statistika (18 Shtator 2022)

Raste të reja ditore 43

Të shëruar në 24 orë 147

Të shtruar në spitale 9

Humbje jete në 24 orë 0

Testime ditore 335

Testime totale 1,974,704

Raste pozitive 330,437

Raste të shëruara 325,911

Raste Aktive 939

Humbje jete 3,587

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 420

Shkodër 108

Elbasan 88

Fier 80

Vlorë 61

Durrës 43

Korçë 38

Berat 34

Gjirokastër 26

Dibër 21

Lezhë 17

Kukës 3

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI