Flash

Rikthimi i Berishës si fitore e rendit ekzistues

Lapsi.al 18 September 2022
Rikthimi i Berishës si fitore e rendit ekzistues

Tashmë që Berisha ka marrë frenat e opozitartizmit politik, bashkë me Ilir Metën/Metajn, po

bëhet gjithnjë e më e qartë që rikthimi i tyre është një fitore e rendit ekzistues apo e statu quo-

së. Me këtë të fundit nuk kuptoj thjesht “regjimin Rama” sic e quajnë kritikët e tij. Pushteti i

Ramës është vetëm një nga elementët e rëndësishëm të rendit ekzistues. Por ky rend shkon

shumë përtej kryeministrit dhe pushtetit aktual.

Ai përbëhet nga një sistem politik thellësisht bipolar dhe anti-demokratik ku dominon

ideologjia neoliberale, një sistem ekonomik jo-produktiv që bazohet tek kapja e shtetit dhe një

sistem mediatik që është shëndërruar në një shtojcë të hapësirës politike dhe ekonomike. Është

e rëndësishme të kuptohet rendi ekzistues në tërësinë e tij, sepse përqendirnmi tek aktorët

specifik, Rama, Berisha po Metaj, injoron lidhjen e tyre simbiozike që mban në këmbë dhe

legjitimon rendin aktual. Pavarësiht se urrehen realisht dhe shahen pafund në televizor ata

legjitimojnë njëri-tjetrin dhe rendin ekzistues në përgjithësi.

Karakteristika kryesore e këtij rendi është korruptimi. Me korruptim nuk kuptoj thjesht

korrupsionin si abuzim të postit publik për interesa private, por degradimin e rendit aktual.

Është diferenca e thellë mes asaj që ky rend premton dhe atë që ofron, mes idealit dhe realiteti.

Ky në fakt është kuptimi thellesisht politik dhe orgjinal i konceptit korrupsion që vjen nga

latinishtja (corrumpere), shpërbërje apo prishje.

Në dimensionin politik na ofrohet demokracia, modernizimi, evropianizimi apo anti-

korrupsioni ndërkohë që në realitet sistemi ynë politik është feudal, i korruptuar dhe shumë

larg vlerave moderne evropiane. Partitë politike janë shëndërruar në feude familjara, PD-ja në

shtëpinë e Berishajve, LSI në shtëpimë e Metajve dhe PS-ja në shtëpinë e Ramës. Ashtu si dikur

në familjet feudale mesjetare të Arbërisë (Balshajt, Muzakajt apo Arianitasit) marrëdhënia mes

kryetarit dhe pjesës tjetër bazohet tek vasalitetit.

Në sistemi ekonomik pretendohet zhvillimi, konkurrenca dhe meritokracia, në kontrast

me sferëm publike. Ama ajo që ofron sektori ynë privat është pastrimi i parave të pista, dhe

shkatërrimi i konkurrencës nëpërmjet kapjes së shtetit. Në vend që ti shërbjë shtetit ai e ka

vënë shtetin në shërbim të vetes.

Së fundmi, në sferën mediatike pretendohet informim dhe mbrojtje e interest publik

ndërkohë që ofrohet propagandë dhe servis i interesit privat. Në fakt sfera mediatike si një

hapësirë autonome me llogjikën e saj pothuajse nuk ekziston, pasi është shndërruar në shtojcë

të dy sferave të tjera politika dhe ekonomia. Për pasojë gazetarët dhe analistët janë shndërruar

në propagandistë, në aktor të mirëfilltë politik ose ekonomik. Ka shumë pak gazetari dhe

gazetarë të mirëfilltë, edhe pse këta të fundit vazhdojnë të mbijetojnë.

Në sferën politike degradimi më i madh dhe i dukshëm është ai i qeverisjes aktuale. Ajo

pretendon se ka prodhuar modernizimin dhe evropianizmin e vendit, meritokracinë, civilizimin

dhe demokratizimin e politikës, sidomos përballë opozitës “shpellare” në gjuhën private të pushtetit. Ama ajo që ofron pushteti aktual është një qeverisje thellsisht feudale ku

kryeministri ka marrë tiparert e një pashai të rrethuar nga sejmenë (apo yes-men në gjuhën

moderne). Republika parlamentare është korruptuar në një republikë kryeministrore.

Parlamenti, organi sovran sipas Kushtetutës, është reduktuar në vulë të ekzekutivit. Partia

Socialiste është transformuar në një varrezë të diskutimit, debatit dhe karrierës politike.

Ndërkohë që ministrat janë reduktuar në vartës anonim të kryeministrit.

Modernizmim i administratës publike, nga ana tjetër, është reduktuar tek dixhitalizimi a

thua se korrupsiomni dhe kapja e shtetit është një problem thjesht teknik që e zgjidh interneti.

Ndërkohë nuk ka asnjë progres themelor në aspektet bazë të një administrate publike moderne

dhe efikase që janë meritokracia dhe pavarësia nga pushteti politik. Ndaj gëlojnë skandalet

korruptive si ai incerentorëve ku shteti i paguan miliona euro firmave fantazëm, apo rrugë ku

kilometri kap cmime stratosferike. Shpirti i shtetit që është administrata publike nuk ekziston,

ekziston vetëm administrata politike që është një zgjatim i bindur i kryeministrit, ashtu sikurse

gjatë gjithë tranzicionit.

E thënë ndryshe qeverisja aktuale nuk ka ndërtuar shtet, por thjesht pushtet për

kryeministrin aktual, përballë të cilit socialistët dikur të zhurmshëm dhe debatues tashmë nuk

pipëtijnë. Për pasojë mungon vizioni qeverisës, sepse qeverisja është reduktuar tek tekat,

humori dhe vullneti i kryeministrit. Vizioni qeverisës kërkon partner politik në qeverisje,

ekspertë të pavarur në administratë. Mund të burojë nga një individ, por materializohet vetëm

nga puna në grup. Në qeverisjen aktuale nuk ka grup, nuk ka ekip ndaj nuk ka vizion qeverisës,

por vetëm një individ tejet të vetmuar në majë të piramidës që ka ndërtuar nga ku sheh me

përçmim jo vetëm kundërshtarët por edhe bashkëpuntorët.

Ndaj edhe kur kemi lajthitje kryeministrore, sic ishte deklarata e Ramës se BE-ja duhet ta

mirëkuptoj Serbinë dhe presidentin e saj Vuçiç kur refuzon ti vërë sanksione Rusisë, nuk pati

asnjë reagim në kampin socialist. Nuk ekziston asnjë kundrapeshë apo mendim ndryshe as

brenda qeverisë, as brenda grupit parlamentar dhe as brenda Partisë Socialiste (duke përjashtar

ndoshta Erjon Braçen). Në një qeveri evropiane apo normale deklarata e Ramës duhet të kish

prodhuar dorëheqjen e ministres së jashtme, sepse asnjë diplomat shqiptar nuk mund të

rreshtohet me Serbinë e Vuçiçit përballë BE-së. Po ne nuk kemi ministri të jashtëme, nuk kemi

diplomaci, kemi vetëm një kryeministër që mendon se është i mjaftueshëm.

Ky është realiteti i qeverisjes aktuale që përveç kapjes së shtetit nga krimi dhe

korrupsioni ka prodhuar edhe një rrumapllë qeverisëse që i ka hequr çdo shpresë shqiptarëve

për një të ardhme më të mirë. Është një realitet thellësisht feudal, aspak modern dhe shumë

larg vlerave demokratike evropiane që nënkuptojnë debatin e hapur dhe transparencën në

qeverisje. Përtej fasadës së kullave të qelqta që janë imitime të modernitetit qëndron një

pashallëk politik që bazohet tek vasaliteti, ku kryeministri sundon në mënyrë arbitrare më

shumë se autoritare, me arrgoncë më tepër se me totalitarizëm.

E vetmja gjë që mund ta legjitimojë një qeverisje të tillë është një opozitë edhe më e

korrptuar se qeverisja. Ndaj jo vetëm duhej bllokuar reformimi i PD-së por në krye të saj duhej

sjellë Berisha, dora vetë, në aleancë me Ilir Metën që tashmë rezulton se nuk i dinim as emrin!

Ky është niveli i transparencës që na ofron një politikan i tillë. Ka 30 vite që gënjën edhe për

emrin, imagjinoni të tjerat. Kaq mjafton për të kuptuar sa e besueshme është opozita sot.

Natyrisht nuk është e lehtë që përballë një qeverisje në degradim të thellë të prodhosh

një opozitë edhe më të korruptuar. Por është e vetmja mënyrë për ta mbajtur në këmbë rendin

ekzistues. Këtu më duhet të theksoj edhe një herë përkufizimin e konceptit “korruptim” si

distanca mes idealit që pretendohet dhe realitetit që ofrohet, për të evituar akuzat se jam

shërbëtor i Ramës. Natyrisht që korrupsioni si abuzim me postin publik për interesa personale është shumë më i madh tek pushteti sepse ka në dorë paratë publike. Në këtë aspekt

afërmendsh problemi themelor me korrupsionin si abuzim me postin publik sot është tek

pushteti i Ramës dhe jo tek opozita.

Ama korruptimi është akoma më i madh tek opozita se tek pushteti, sepse hendeku mes

idealit që premton opozita dhe realitetit që ajo ofron është edhe më i thellë tek PD-ja e

Berishës dhe LSI e Metës sesa tek PS-ja e Ramës. Nëse Rama e kontrollon në mënyrë totale PS-

në, Berisha dhe Meta kanë shkuar një hap më tej, i kanë privatizuar tërësisht partitë e tyre që

me siguri do i trashgojnë gratë, dhëndurët apo fëmijët e tyre. Nëse Rama dhe pushteti socialist

e injoron ose e manipulon protestën sociale Berisha dhe Meta e vrasin atë. Nëse qeverisja

Rama shpesh kritikohet nga institucionet perëndimore për tolerimin e krimit dhe korrupsionin,

Berisha dhe Meta janë të shpallur non-grata prej tyre.

Për të gjitha këto këto arësye pushtetit të Ramës i duhet opozita Berisha – Meta. I duhet

një opozitë që jo vetëm nuk reformohet por shënon regres. Ndaj sapo u krijua mundësia

minimale që PD-ja të reformohej realisht pas dorëheqjes së Bashës, që hapi rrugën për një garë

reale pa dyshen e korruptuar Berisha-Basha, gjykata ia dha PD-në Berishës nëpërmjet një

gjyqtari që ishte në konflikt të hapur interesi. Cuditërisht nuk foli asnjë nga autoparlantët që

sulmojnë cdo ditë SPAK-un edhe kur arreston deputetë apo ministra të pushtetit.

Por opozita aktuale nuk i shërben vetëm pushtetit socialist por edhe sistemit tonë

ekonomik, apo oligarkëve siç i quajnë rëndom. Së pari, asnjë nga oligarkët aktual nuk rrezikohet

nga ardhja në pushtet e Berishës apo Metës. Kanë bashkëpunuar me të dy shumë mirë dhe për

shumë vite. Së dyti, opozita aktuale nuk i bën asnjë kritikë ideologjisë neolberale që është baza

e justifikimit të kapjes së shtetit nga aktorët privatë.

Pa e lodhur shumë lexuesin me përkufizimin e neoliberalizmit si ideologji apo si llogjikë

qeverisëse mjafton të themi që në bazë të tij qëndron idea se sektori privat është superior ndaj

sektorit publik; privati është efikas, i ndershëm dhe punëtor, publiku është rrumpallë, i

korruptuar dhe dembel. Ndaj zgjidhja është privatizimi, koncesioni apo Partneriteti Pubik Privat

(PPP). Shteti nuk di të prodhojë apo menaxhojë, privati po.

Kjo është teoria që mbizotëron në Shqipëri që nga rënia e komunizmit. Është ideologjia

e përdorur për të justifikuar privatizimin e të gjithë sektorit publik dhe për kalimin e industrive

dhe shërbimeve publike (ARMO, pastrimi apo trajtimi i mbetjeve) nga shteti tek privati. Bëhet

fjalë për demagogji sepse janë një sërë idesh që mbijetojnë pavarësisht se nuk ekziston ndonjë

provë empirike që funksionojnë. Është pak a shumë si socializmi ynë që pretendonte se po na

çonte në utopinë komuniste pavarësisht se me barkun bosh dhe nën diktaturë.

Në fakt efekti i ideologjisë neoliberale ka qenë katastrofal për ekonominë tonë.

Privatizimet e fillimit të viteve 1990-të në vend që ta rilindnin e varrosën përfundimisht

industrinë tonë, të lehtë dhe të rëndë. Ato prodhuan thjesht korrupsion dhe papunësi.

Privatizimi i fundit i madh, ai i ARMOS nga qeveria Berisha, ishte thjesht një nga shembujt e

shumtë se si një industri shtetërore me potencial të madh fitimi u çua për skrap në mënyrë

korruptive në duart e privatit.

Qeveria Rama vazhdoi të njëtën llogjikë qeverisëse të nisur nga Berisha duke e lënë të

vdesë ARMO-n edhe kur çmimet e naftës shkuan në stratosferë. Ai argumentonte se rafinimi i

naftës nuk ishte me rendiment sepse cilësia e naftës sonë është shumë e ulët. Sot kur e dëgjon

Ramën të na thotë se tek ne është zbuluar naftë e cilësisë së lartë, mendja të shkon tek ARMO e

shkretë që po shkon për skrap. Por asnjë media nuk merret me inkoherenca kaq të vogla të kryeministrit tonë, si industria e naftës. E çfarë rëndësie ka industria e naftës kur pushteti na

ofron vazhdimisht mundësinë të merremi me Berishën, Metën apo Irfanin.

Shembulli më i fundit i korrupsionit dhe inefikasitetit të llogjikës neoliberale është rasti i

incerenatorëve. Nën llogjikën se privati është më i aftë se shteti që nuk ka lekë, i jepet e drejta

një firme fantazëm, pa eksperiencë dhe pa kapitalin e nevojshëm të ndërtojë një incerenator

me lekët e shtetit, dhe të bëjë diegien e mbetjeve po me paratë publike. Pra kemi krijimin e një

monopoli privat me para dhe fitime tërësisht nga buxheti shtetëror.

Ironia është se edhe neoliberalët më të thekur e pranojnë me gjysëm zëri, se midis një

monopoli privat dhe një monopoli publik është më mirë ky i fundit. Në rastin konkret

incerenatorët përbëjnë një monopol pasi nuk ekziston, dhe vështirë se mund të ngrihet, një

treg incerenatorësh si pasojë e kostos shumë të lartë të hyrjes në treg. Për më tepër është një

monopol që ngrihet më paratë publike dhe fitimin e nxjerr po nga buxheti i shtetit. Pyetja që

shtrohet është se përse një monopol i tillë që ndërtohet dhe mbahet me paratë publike duhet

të jetë pronë e privatit? Përgjigja është, sepse kështu thotë ideologjia neoliberale që tek ne

është po aq e konsoliduar sot sa ideologjia staliniste dje, sepse prodhon fitim të majmë për

aktorët privat.

As Berisha dhe as Meta nuk ofrojnë një kritikë apo alternativë ndaj kësaj ideologjie. Në

të gjithë aferën e incerenatorve opozita asnjëherë nuk ka ngritur pyetjen elementare: Përse një

monopol që ndërtohet dhe mbahet me paranë publike duhet të jetë privat? Shqetësimi i tyre i

vetëm është se po vjedh Rama. Ama asnjëri prej tyre nuk e kritikon llogjikën e ndërtimit të

incerenatorëve apo të PPP-ve të famëshme. Ata janë dakord me llogjikën neoliberale, thjesht

mendojnë se Rama po e zbaton keq. Ndryshe nga partia e Metës që një aferë si incerenatorët

do ta bënte pa korrupsion. Pak rëndësi ka që ministri Lefter Koka që e bëri korrupsionin ishte i

LSI-së.

Prandaj oligarkët ndihen mirë me Berishën dhe Metën si alternativë, pasi ata nuk

përbëjnë asnjë kërcënim për sistemin ekonomik që i ushqen ata me paranë dhe pronën publike.

Me programin e famshëm të Berishës “Shqipëria 1 euro” qeveria Rama po i fal privatit tokën

më të çmuar në bregdetin tonë jugor me 1 euro për metër katror! E megjithatë nuk ka asnjë

kritikë të kësaj politike nga opozita sepse është kjo fundit që e prodhoi atë.

Janë politika të tilla që prodhojnë dhe majmin oligarkët në kurriz të qytetarëve të

thjeshtë. Ndaj goditja ndaj oligarkëve nuk bëhet thjesht duke i përmendur emrat e tyre në

televizor apo duke i telendisur në publik, por duke ndryshuar sistemin ekonomik që i ushqen.

Dhe ideologjia neoliberale është një element kyc i këtij sistemi, i kapjes së publikes për interesa

të ngushta private.

Së fundmi, rikthimi i Berishës legjitimon edhe një sistem mediatik që bëhet gjithnjë e më

i domosdoshëm përballë një pushteti dhe opozite krejtësisht të delegjitimuar. Sa më shumë

qeveria Rama zhytet në skandale, sa më shumë del në pah korrupsioni i saj aq më të

rëndësishëm bëhen gazetat apo analistët që i bëjnë fresk.

Ndërkohë puna e tyre me Berishën dhe Metën përballë lehtësohet pafund. Që nga

rikthimi i Berishës dhe Metës në krye të opozitës ata i ofrojnë publikut të njëjtin lajm, të njëjtën

analizë: “Rama ka probleme po shikoni ç’bëhet me Berishën dhe Metën, këtij të fundit nuk i

dimë as emrin!”. Ata janë legjitimuesit më efektiv dhe të rëndësishëm të qeverisë Rama dhe

për këtë arësye me më shumë peshë politike se të gjithë ministrat anonim marrë së bashku.

Për të njëjtën arësye mediat dhe gazetarët pranë opozitës bëhen të domodoshëm.

Pakkush jashtë rrethit të ngushtë berishist ia vë veshin Berishës, askush nuk i dëgjon

“rithemeluesit” Tritan Shehu dhe Flamur Noka. Ndaj barra e opozitarizmit është zhvendosur

pothuajse tërësisht tek gazetarët apo analistët që janë bërë shumë më radikal në betejën e tyre

kundër Ramës edhe se sa vetë opozita, duke i ftuar qytetarët të marrin armët dhe ta rrëzojnë

Ramën me dhunë, sepse me votë është e pamundur.

Ky politizim i skajshëm i mediave dhe analistëve është produkt i një sistemi politik

thellësisht të delegjitimuar që ka korruptuar plotësisht Republikën Paralamentare duke e

transformuar atë në Republikë Kryeministrore. Një klasë politike që nuk rigjenerohet, që nuk

motivon apo frymëzon opinion publik, që nuk prodhon politikanë të rinj por vetëm zara politik,

ka nevojë për mediat dhe analistët që ta legjitimojnë, ta mbrojnë dhe të debatojnë në emër të

saj.

Ndaj debati parlamentar zëvendësohet me debatin televiziv. Studiot televizive

zëvendësojnë parlamentin, gazetarët dhe analistët zëvendësojnë deputetët duke përsëritur dhe

mbrojtur mesazhin e palës politike që përfaqësojnë. Kur Ramës në miqësinë e tij me Vuçiçin i

prish punë Vetvëvendosja mediat pranë tij sulmojnë Kurtin si pro-Serb. Kur plas skandali i

incerenatorëve ato bëjnë thirrje për arrestimin e Metës dhe Berishës. Në të njëtën mënyrë kur

Berisha dekaron se ka një komplot nga hebreu Soros kundër tij dhe se ai është opozita e

vërtetë, analistët pranë tij e shapllin Bashën zar të Ramës dhe demaskojnë komplotin imgjinar

të Sorosit me Edi Ramën. Pak rëndësi ka që ligjërimi anti-Soros është zhvilluar nga Viktor Orban

në Hungari dhe është pastërtisht anti-semitik.

Nëpërmjet këtij ligjërimi Orban mbylli Central European University (CEU) në Budapest,

një nga univeristetet më të mira në Evropë. Ligjërimi anti-Soros u përdor edhe nga Donald

Trump për të mobilizuar miltiantët e tij kundër demokracisë amerikane. Është një ligjërim i

vjetër që u përdor nga nazistët midis dy luftrave botërore. Në qendër të konspiracionit global

vihet një hebre i pasur ku projektohen të gjitha problemet e sistemit (në vitet 20 dhe 30-të

shënjestra ishin Rothschild-ët). Por analiza e ligjërimit, e rrënjëve dhe efekteve të tij, bëhet

diçka tejet e rëndomtë kur analisti kthehet në revolucionar.

Rëndësia e mediave nuk qëndron thjesht tek fakti që njësohen dhe i shërbejnë palëve

politike. Rëndësia e tyre buron nga fakti që i bindin çdo ditë shqiptarët që nuk ka alternativë

përtej rendit ekzistues. Ata që mbështesin pushtetin i thonë përditë shqiptarëve se nuk ka

alternativë më të mirë se Rama, ndaj sulmojnë me zell çdo fenomen që mund ti përgënjeshtrojë

si Kurti në Kosovë. Ata që mbështesin opozitën përditë bërtasin se nuk ka dhe nuk mund të ketë

opozitë më të mirë se Berisha dhe Meta, për sa kohë është Rama në pushtet.

Natyrisht idea se shqiptarët janë të dënuar të qeverisen nga të njëjtët politikanë që i

vjedhin dhe i keq-trajtojnë prej dekadash nuk është një konstatim empirik por një profeci

vetëpërmbushëse. Ajo e prodhon realitetin që përshkruam. Që shqiptarët nuk janë të destinuar

të qeverisën nga hajdutë është fakt jo thjesht shpresë. Mjafton të shikojmë rastin e Kosovës për

ta kuptuar këtë.

Pikërisht këtu qëndron rëndësia dhe roli i mediave tona për të riprodhuar rendin

ekzistues. Vrasja e shpresës është detyra e saj parësore, pasi vetëm pesimizmi i thellë mund ta

mbajë në këmbë një rend kaq të korruptuar sa tonin. Në fillim të viteve 1990 mjaftoi pak

shpresë se mund të bëheshim si Europa për të rrëzuar një sistem që dukej prej graniti. Ndaj

eleminimi i çdo filize shprese, i çdo optimizmi se politika apo drejtësia jonë mund të reformohet është një nga detyrat që media jonë kryen jo vetëm me efikasitet por edhe me sinqeritetin më

të thellë dhe shpesh në mungesë të plotë të vetëdijes.

Mjafton të kujtojmë këtu teorinë e famëshme të tre bandave të zhvilluar nga Fatos

Lubonja. Rëndësia e saj nuk qëndron tek fakti se provon se është më mirë të qeverisesh nga dy

dhe jo nga një bandë. Nuk ka nevojë për shumë llogjikë të kuptosh që është më mirë të vidhesh

nga një hajdut se nga dy. Ashtu sikurse të gjitha studimet e krimit të organizuar na tregojnë se

është më mirë të jetosh në një territor që kontrollohet nga një bandë dhe jo nga dy, sepse në

këtë rastin e fundit ka më shumë vrasje, pasiguri dhe paqartësi.

Rëndësia dhe suksesi i teorisë së tre bandave qëndron në faktin se ajo na thotë që

shqiptarët janë të dënuar të qeverisen nga banda. Ajo i thotë shqiptarëve se janë të detyruar të

zjedhin midis dy apo tre bandave, nuk ka alternativë tjetër. Si e tillë është një teori që legjitimon

rendin ekzistues, edhe pse e denoncon atë pafund si një rend banditësh.

Ironia është se teori të tilla edhe pse ndërtohen për të rrëzuar pushtetine Ramës në fakt

e legjitimojnë atë. Së pari, sepse votuesi, ndryshe nga shumë analistë, e ka të qartë se është më

mirë të qeverisesh nga një bandë sesa nga dy. Së dyti, sepse legjitimon rotacionin e bandave si

maksimumin e demokracisë që mund të arrihet në Shqipëri.

Rikthimi i Berishës dhe Metës në pushtet sot legjitimon rikthmin e Ramës nesër. Nëse

sot rikthehet në pushtet një opozitë e pareformuar e tipit Berisha-Meta, përse nesër nuk duhet

të ndodhë diçka e tillë me opozitën Rama? Me të ardhur në pushtet, qeveria Berisha-Meta do

kthehet shumë shpejt në të keqen më të madhe, ndërkohë që Rama thjesht duhet të presë

rradhën në krye të opozitës ose të çojë aty Bashën e vet, Erion Veliajn. Pra llogjika e kritikëve

më të zëshëm të Ramës na dënon ta kemi atë përjetësisht në politikë, në vend që të rrisë

standartin politik që e nxjerr atë jashtë loje.

Lajmi i mirë është se fitorja e rendit ekzistues, ashtu sikurse edhe rikthimi i Berishës në

politikë është, sa e përkohshme aq edhe pirrike. Berisha tashmë është një fenomen politik tejet

i rrudhur dhe i tkurrur për tu përdor nga Rama si gogoli pas të cilit ai fsheh keq-qeverisjen. Për

të njëjtën arësye as Berisha dhe as Meta nuk mund të fshihen pas Ramës. Së fundmi, as mediat

dhe as analistët nuk mund të fshihen më pas Ramës, Berishës apo Metës, pasi janë delegjitmuar

përballë opinionit publik duke u marrë pafundësisht me ta.

Herët a vonë, ndryshimi është i pashmangshëm. Përballë keq-qeverisjes, korrupsionit

qeveritar dhe krizës socio-ekonomike që po thellohet gjithnjë e më shumë protesta qytetare

është e pandalshme. Ajo nuk do mund të manipulohet nga qeveria dhe as të kontrollohet nga

opozita aktuale. Aty do formësohen filizat e ndryshimit të një shoqërie që nuk është se vuan

nga mungesa e kapaciteteve aq sa nga dekurajimi i tyre. Ndaj optimizmi nuk është thjesht

detyra jonë qytetare por një mundësi reale!

*Artikulli eshte shkruar posaçerisht per Lapsi.al nga Blendi Kajsiu

Të këshilluara

Mediat po i mbyt binomi pushtet-biznes

Përplasja e fundit mes qeverisë Rama dhe grupit Media Focus, me pronar zotin Hysenbelliu, ka prodhuar dy lloj reagimesh, njësoj gjysmake. Mbështetësit e qeveris...

23:13

Legjenda Rozafës me ndërtimet pa leje

Lajmi i dhënë dje se qeveria ka nxjerrë një VKM për të sekuestruar katet e ndërtuara pa leje është shakaja e radhës nga fusha e shtetit ligjor. Janë arrest...

13:51

Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

Ngjarjet e fundit kanë nxjerrë me më shumë forcë në pah një steriotip të pështirë burokrati që për hir të së vërtetës, nuk i ka munguar asnjëherë peisazhit shqi...

14:29

Fitorja e disiplinës strategjike

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar m...

09:38

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43