Flash

Aktorja flet për rolin si Marilyn Monroe: Të gjithë filluan të qanin

Lapsi.al 18 September 2022
Aktorja flet për rolin si Marilyn Monroe: Të gjithë filluan

Ana De Armas foli për herë të parë për filmin e saj të ardhshëm Blonde, ku ajo portretizon Marilyn Monroe.

Të premten, aktorja kujtoi herën e parë që u pa në pasqyrë pasi u shndërrua në personazhin e saj. “Të gjithë në dhomë filluan të qanin. Unë mund t'ju them se Ishte shumë emocionuese. U bë e vërtetë… e dini?' u shpreh Ana për Sunday Today .“Kisha mijëra veshje , kam bërë mbi njëqind ndryshime në gardërobë në film, dhe më pas bëra veçmas, teste flokësh dhe make-up. Pra, ajo ditë ishte disi si... u ndje sikur ajo ishte kthyer apo diçka tjetër. Nuk e di… emocionohem duke menduar për këtë.'

Blonde bazohet në jetën e yllit ikonë, duke e përshkruar karrierën e saj përmes jetës së saj si Norma Jeane Mortenson dhe më pas si Marilyn Monroe.Filmi është prodhuar nga kompania e Brad Pitt Plan B dhe do të jetë në dispozicion në shërbimin e transmetimit Netflix më 23 shtator.Kasti përfshin gjithashtu Adrien Brody si Arthur Miller dhe Bobby Cannavale si Joe DiMaggio.

Ana ka lindur në Kubë dhe për të mbuluar theksin e saj natyral, ajo punoi me një trajner dialektesh për një vit për t'u përgatitur për rolin.Ajo më parë pranoi se kishte probleme me procesin e studimit të zërit të Monroe.

"Më u deshën nëntë muaj stërvitje dialektesh, praktikë dhe disa seanca ADR [për të marrë theksin e duhur]," tha ajo për London Times.“Ishte një torturë e madhe, kaq rraskapitëse."

Përkthyer: Lapsi.al

Marrë nga: DailyMail

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI