Flash

Rama: Sulmi kibernetik nga Irani, agresion luftarak

Lapsi.al 17 September 2022
Rama: Sulmi kibernetik nga Irani, agresion luftarak

Gjatë komunikimit me gazetarë e qytetarë në FB, kryeministri Edi Rama ka folur edhe për sulmin kibernetik nga Irani. Ai tha se ky është një agresion i mirëfilltë luftarak.

"Eshtë një shqetësim i madh, kemi sulme të vazhdueshme prej shumë vitesh, por të një shkalle të ulët. Ky është një agresion i mirëfilltë luftarak në botën e internetit dhe sistemeve dixhitale. Agresion i egër me një qëllim të qartë, zhdukjen e të dhënave, duke lënë një tokë të djegur nga pas, ky është konkluzioni i ekspertëve që na kanë mbështetur dhe zotërojnë edhe njohurinë më të madhe sot, si Microsoft. Sulmi nuk e ka arritur qëllimin, dëmet janë shumë më të lehta se shkalla e agresivitetit. Sistemet janë kthyer në punë. Të dhënat janë irrelevante sa i përket sensitivitetit të tyre. Gjithcka tjetër ka patur si qëllim përhapjen e panikun dezinformimit. Kjo është situata sot.”- tha Rama.

Të këshilluara

Përmbytje në Tropojë

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka njoftuar sot se si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës, kanë ndodhur përmbytje të jashtëzakonshme ...

09:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI