Flash

Prezencë lagështire dhe rënie inertesh/ Policia apel: Kujdes, ulni shpejtësinë

Lapsi.al 17 September 2022
Prezencë lagështire dhe rënie inertesh/ Policia apel: Kujdes,

Reshjet e shiut dhe shtrëngatat kanë përfshirë gjatë ditës së sotme të gjithë territorin e vendit. Policia e Shtetit ka apeluar për të gjithë drejtuesit e automjeteve dhe motomjeteve që të tregojnë kujdes. Në njoftim rikujtohet reduktimi i shpejtësinë dhe respektimi i rregullave të qarkullimit rrugor. Në apelin e policisë thuhet se ka prezencë të lagështirës pothuajse në të gjitha rrugët dhe të inerteve në disa segmente të akseve rrugore. Nga drejtuesit e mjeteve dhe të motomjeteve kërkohet të mos kryejnë parakalime të gabuara si dhe të ruajnë distancën gjatë qarkullimit. Theksohet se në të gjitha akset rrugore kryesore, në qendrat urbane dhe akset kryesore rurale, janë prezente shërbimet e policisë rrugore.

“Të gjithë përdoruesit e rrugës të ndjekin udhëzimet e punonjësve të Policisë Rrugore e të autoriteteve të tjera shtetërore dhe në rast të bllokimit të rrugës, drejtuesit e mjeteve të qëndrojnë në radhë deri në zhbllokimin e saj.

Policia Rrugore është në kontakt të pandërprerë me firmat kontraktore të mirëmbajtjes së rrugëve, për pastrimin e inerteve në disa segmente rrugore. Policia Rrugore sqaron të gjithë drejtuesit e mjeteve që ndëshkohen me masa administrative, për shkelje të ndryshme, se mund t’i shlyejnë masat administrative pranë çdo filiali të Postës Shqiptare ose në filialet e bankave të nivelit të dytë”, thekson policia.

Të këshilluara

Stuhi në Shëngjin, ndalohet lundrimi në det

Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Bëhet me dije se pr...

13:09

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI