Flash

Metoda 4-7-8 që mund t'ju ndihmojë të flini

Lapsi.al 17 September 2022
Metoda 4-7-8 që mund t'ju ndihmojë të flini

Të mundohesh të flesh nuk mund të jetë kurrë aq e lehtë sa 1-2-3, por disa ekspertë besojnë se grupi i numrave - 4-7-8 - mund të jetë një trik i rradhës.

Teknika 4-7-8 është një ushtrim relaksimi që përfshin frymëmarrjen në numrim deri në 4. Mbajtjen e kësaj fryme në numërim deri në 7. Dhe lirimin e frymëmarrjes në numërim deri në 8. Kjo sipas Dr. Raj Dasgupta, një profesor i asociuar klinik i mjekësisë në Universitetin e Kalifornisë Jugore në Keck.

E njohur gjithashtu si "frymëmarrja relaksuese", 4-7-8 ka rrënjë të lashta, e cila është praktika joge e rregullimit të frymëmarrjes, por u popullarizua nga specialisti i mjekësisë integruese Dr. Andreë ëeil në 2015.

Si funksionon 4-7-8

Metoda 4-7-8 nuk kërkon ndonjë pajisje ose cilësim specifik, por kur fillimisht po mësoni ushtrimin, duhet të uleni me shpinën drejt. Praktikimi në një vend të qetë mund të ndihmojë. Sapo ta kuptoni, mund ta përdorni teknikën ndërsa jeni shtrirë në shtrat.

Gjatë gjithë praktikës, vendosni majën e gjuhës tuaj pas dhëmbëve të sipërm. Pastaj ndiqni këto hapa:

  • Mbyllni gojën dhe thithni në heshtje përmes hundës dhe numëroni deri në katër.
  • Mbajeni frymën për të numëruar shtatë.
  • Nxirrni frymën përmes gojës tuaj, duke numëruar deri në tetë.
  • Përsëriteni procesin edhe tre herë të tjera për gjithsej katër cikle frymëmarrjeje.

Çfarë tregojnë hulumtimet

Praktika e frymëmarrjes 4-7-8 mund të ndihmojë në aktivizimin e sistemit tuaj nervor parasimpatik përgjegjës për pushimin dhe tretjen, i cili redukton aktivitetin simpatik, duke e vendosur trupin në një gjendje më të favorshme për gjumë të qetë. Aktivizimi i sistemit parasimpatik gjithashtu i jep një truri të shqetësuar diçka për t'u fokusuar përveç "pse nuk po fle?".

Ndërsa përkrahësit mund të betohen për metodën, nevojiten më shumë kërkime për të vendosur lidhje më të qarta midis 4-7-8 dhe gjumit dhe përfitimeve të tjera shëndetësore.

Marrë nga CNN

Përktheu Lapsi.al

Të këshilluara

Ndahet nga jeta aktori i Days of Our Lives

Aktori i Days of Our Lives, Mark Miller ka ndërruar jetë . Lajmi u konfirmua për fansat nga vajza e tij,Penelope Ann Miller. "Shpirti i bukur i babait tim u ...

15:21

Lil Baby nderohet me cmimin humanitar

Lil Baby do të marrë çmimin Humanitar Quincy Jones në Music in Action 2022 të enjten, 22 shtator.Reperi  do të nderohet për kontributin e tij në drejtësinë raco...

14:45

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI