Flash

Ekzekutimi i avokatit të njohur grek, rëndohen akuzat për shqiptarët

Lapsi.al 17 September 2022
Ekzekutimi i avokatit të njohur grek, rëndohen akuzat për

Autoritetet greke kanë ngritur një tjetër akuzë për shqiptarin Klodian Lekocaj. Ai ndodhet prej vitesh në burg si pjesë e grupit të quajtur ‘Mafia e Burgjeve’.

Gjithashtu Lekocaj akuzohet edhe për bashkëpunim në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropoulos. Ndërkohë akuza e re është ngritur pas arrestimit dy ditë më parë të shqiptarit Viktor Çala 39-vjeç.

Ky i fundit u kap së bashku me 23-vjeçarin, Andi Beqiri në një automjet ku gjetën 2 kallashnikovë dhe një thikë, ndërkohë që në banesë u gjet edhe një pistoletë. Sakaq policia greke zbuloi se Çala ishte autor i vrasjes së një romi grek dhe i tentativës së një shqiptari, të dyja të ndodhura në muajin korrik.

Sakaq lidhur me vrasjen e grekut para hetuesve Çala ka deklaruar se e ka kryer më porosi të Klodian Lekoçajt për shkak të prishjes së pazareve të drogës.

Të këshilluara

Përmbytje në Tropojë

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka njoftuar sot se si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës, kanë ndodhur përmbytje të jashtëzakonshme ...

09:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI