Flash

Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi: Më kërcënojnë me arrestim

Lapsi.al 17 September 2022
Deputeti i vetëm shqiptar në Serbi: Më kërcënojnë

Shaip Kamberi, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë thotë se shqiptarët që jetojnë në këtë vend janë duke u pakësuar. Kjo për shkak të diskriminimit shtetëror ndaj tyre. Në një intervistë për Euronews Albania, Kamberi u shpreh se nuk do të ndalet në detyrën për të mbrojtur të drejtat e një popullsie të diskriminuar siç janë shqiptarët. Kjo pavarësisht kërcënimit për arrestimin e tij.

“Unë jam i zgjedhur nga votat e pavarura të shqiptarëve që çdo ditë po pakësohen për shkak të diskriminimit shtetëror. E kam ditur shumë mirë se çfarë reagimi do të sillte deklarata ime.

Kjo s’do të thotë që një kërcënim do ta ndalë punën time. Tentativa për frikësim dhe kërcënime do të ketë, por kjo s’do ta ndalë punën time për të përfaqësuar një popullatë të diskriminuar”, - tha Kamberi.

Ishte deputetja serbe, Snezhana Paunoviç që kërkoi arrestimin e tij. Shkak u bë fjalimi i Kamberit për Kosovën në parlament. Ai theksoi domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste.

“Kanë propozuar arrestimin tim. Kjo sepse një ditë më parë, gjatë fjalimit tim rreth Kosovës, kisha theksuar domosdoshmërinë e udhëheqjes së politikës me ambicie realiste. Zonja Paunoviç kërkon të arrestohet deputeti i cili në seancën parlamentare, duke shfrytëzuar lirinë e mendimit dhe shprehjes – liri kjo e “garantuar” me Ligjin për Kuvendin – rreth një pike të rendit të ditës duke kërkuar udhëheqjen e politikës së ballafaqimit me realitetin.

Kur është në pyetje Kosova, inkuizicioni në Serbi që moti ka marrë hov. Duke i cilësuar tradhtar apo armiq të Serbisë ata që hapur flasin cili është realiteti rreth Kosovës. Sot, ky inkuizicion është bërë edhe parlamentar. Po fole të vërtetën të kërcënojnë se do të djegin në furrën e druve. Kjo është ajo që ka kërkuar deputetja Paunoviç nënkryetare e parlamentit”, - shkroi Kamberi në Facebook. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Kukës, lëndohet 18-vjeçari

Një i ri mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Kukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Go...

19:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI