Flash

"A do të kemi një 24 orësh pa vrasje", Rama: Jo vetëm që s'ndodhin çdo ditë, por janë përgjysmuar

Lapsi.al 17 September 2022
"A do të kemi një 24 orësh pa vrasje", Rama: Jo

Kryeministri Edi Rama deklaroi në një konferencë online me gazetarët se vrasjet nuk ndodhin çdo 24 orë, siç ishte shprehur një qytetar. Madje që kur Partia Socialiste mori drejtimin e vendit, sipas kryeminstrit, vrasjet janë përgjysmuar.

"Ne nuk kemi humbje jetësh çdo 24 orë. Ne kemi pasur problemet tona me rendin në aspektin e disa vrasjeve vërtet të sakëlldisshme, sidomos gjatë gushtit.  Por faktet janë fakte. Ne kemi patur një kohë kur në Shqipëri vriteshin rregullisht mbi 100 persona në vit, jo para 100 vjetësh, por para se ne të merrnim drejtimin e vendit.

Në vitin 2012 janë vrarë 112 persona, ndërkohë që ne kei ulur në përgjysmim numrin e vrasjeve në Shqipëri. Dhe ky është fakt. Pavarësisht me ato çfarë ndodhën gjatë gushtit, ne jemi sërish në numrin më të ulët të vrasjeve në 30 vitet e fundit . Shqipëria është një vend më i sigurt se asnjëherë më parë," tha ai.

Të këshilluara

Moti i keq, probleme edhe në Elbasan

Moti i keq këtë të shtunë ka sjellë problematika më qarkun e Elbasanit.Deri më tani raportohet se në aksin Librazhd-Elbasan ka rënie të gurëve në rrugë, për kët...

12:02

Përmbytje në Tropojë

Komisioni i Mbrojtjes Civile në Prefekturën e Kukësit ka njoftuar sot se si pasojë e reshjeve të dendura gjatë natës, kanë ndodhur përmbytje të jashtëzakonshme ...

09:52

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI