Flash

10 vjet në pushtet, Rama gjen justifikimin qesharak për katet pa leje: Ndërtuesit blejnë gjykatësit dhe prokurorët

Lapsi.al 17 September 2022
10 vjet në pushtet, Rama gjen justifikimin qesharak për katet pa leje:

Edi Rama sqaroi edhe një herë sot arsyen e VKM-së për konfiskimin e kateve pa leje. Duke akuzuar sërish prokurorë e gjykatës se bëjnë tregti me dosjet, Rama tha se VKM vjen për të kaluar pikërisht këtë ngërç, pasi siç u shpreh, ndërsa ndërtuesi mund të ketë gjykatësin ‘në xhep’, nuk do i dalë llogaria, të blejë sipërfaqen e ndërtuar pa leje me çmimin real të tregut dhe jo me atë që deklarojnë.

“Kur vjen puna te drejtësia, jemi në një anë. E kam thënë disa herë, është e tmerrshme, por pse ndodh. Sepse këta më të pasurit me këtë drejtësi i zgjidhin punët. Ky është problemi është drejtësia që nuk na lejon t’i bëjmë gjërat deri në fund, se në fund fjalën e ka drejtësia. Flitet për policinë, po nëse gjykatat do bënin sa policia ky vend sot do ishte shumë herë më i përparuar.

Sa janë rastet që policia i con në gjykatë, dhe sa fajtorë marrin bekimin e gjykatës për tu rikthyer në jetën e përditshme për të përsëritur të njëjtin faj. SPAK është një institucion i ri që merret me gjëra të tjera. Prokuroria e Tiranë e të rretheve merren me këto. Plotësojnë dosje e mbushin statistika për të cuar para drejtësisë për një mur. Këta që ndërtojnë për të shitur e blejnë prokurorin e gjykatësin.

Të tjerat janë poshtësi të vemjeve me gjak jeshil që dalin nëpër tv e nuk lënë gjë pa thënë. Nuk i bëjmë gabimet me qëllim e nuk përdorim pushtetin për ato që akuzohemi. Pazaret me oligarkët e kisha shumë të thjeshtë. VKM vjen si nevojë për të kapërcyer këtë ngërc.

Prokurorët dosjet i bëjnë tregti me politikën dhe median. Një vendim qeverie nuk heq dot nga duart e drejtësisë, por ata që kanë ndërtuar do vënë mend. Sepse nëse ke gjykatësin në xhep, nuk të del llogaria ta blesh me cmimin real.” tha Rama.

Të këshilluara

Stuhi në Shëngjin, ndalohet lundrimi në det

Moti i keq me shi dhe erë të fortë qe ka përfshirë rajonin e Lezhës që prej mbrëmjes të së premtes ka bllokuar punën në portin e Shëngjinit. Bëhet me dije se pr...

13:09

Moti i keq, probleme edhe në Elbasan

Moti i keq këtë të shtunë ka sjellë problematika më qarkun e Elbasanit.Deri më tani raportohet se në aksin Librazhd-Elbasan ka rënie të gurëve në rrugë, për kët...

12:02

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI