Flash

Varreza të reja masive në Ukrainë, Zelensky: Rusia lë vdekjen kudo

Lapsi.al 16 September 2022
Varreza të reja masive në Ukrainë, Zelensky: Rusia lë

Autoritetet ukrainase thonë se kanë gjetur varreza te reja masive pranë Izium, një qytet në verilindje të vendit. Ky qytet kohët e fundit u pushtua nga forcat ruse dhe u rimor nga Ukraina.

Në një fjalim të enjten vonë në mbrëmje, presidenti Zelensky tha:

“Një varr masiv u gjet në Izium në rajonin e Kharkivit. Procedurat e nevojshme tashmë kanë filluar atje. Më shumë informacion i qartë dhe i verifikueshëm, duhet të jetë i disponueshëm nesër.”

Gazetarët e Associated Press thonë se panë varreza të reja masive, në një pyll jashtë Izium. Mes pemëve kishte qindra varre me kryqe të thjeshta prej druri, shumica e tyre të shënuara vetëm me numra. Një varr më i madh mbante një shenjë duke thënë se përmbante trupat e 17 ushtarëve ukrainas. Hetuesit me detektorë metalikë po skanonin vendin për ndonjë eksploziv të fshehur.

Oleg Kotenko, një zyrtar në ministrinë ukrainase, i ngarkuar me riintegrimin e territoreve të pushtuara, tha se videot që ushtarët rusë postuan në mediat sociale tregonin se kishte më shumë se 17 trupa në varr.

“Nuk i kemi numëruar ende, por mendoj se janë më shumë se 25 apo edhe 30,” tha ai.

Zelensky përmendi emrat e qyteteve të tjera të Ukrainës, ku autoritetet thanë se trupat ruse në tërheqje lanë pas varre masive të civilëve dhe prova të krimeve të mundshme të luftës.

“Bucha, Mariupol, tani, për fat të keq, Izium. … Rusia e lë vdekjen kudo. Dhe për këtë duhet të mbajë përgjegjësi. Bota duhet ta sjellë Rusinë përpara përgjegjësisë reale për këtë luftë”, tha ai në fjalim.

Forcat ruse u larguan nga Izium dhe pjesë të tjera të rajonit të Kharkiv javën e kaluar mes një kundërofensive mahnitëse ukrainase.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI