Flash

Tregtonin veshje e aksesorë kontrabandë, arrestohen dy persona

Lapsi.al 16 September 2022
Tregtonin veshje e aksesorë kontrabandë, arrestohen dy persona

J. Xh., 52 vjeç, pronar i pesë dyqaneve të ndryshme në Tiranë e Durrës është vënë në pranga bashkë me ekonomistin e tij, M. Q., 64 vjeç. Të dy, banues në Tiranë, akuzohen për kontrabandë mallrash. Në njoftimin zyrtar të policisë shihen dhe produktet me të cilat furnozoheshin dyqanet.

Aty shihen pellushë, rripa e çanta të markave nga më të ndryshme si ‘Guçi’; ‘Louis Vuitton’ e ‘Yves Saint Laurent’, por nuk dihet nëse janë origjinale. Gjashtë punonjëset e dyqaneve janë proceduar në gjendje të lirë.

"Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar “Shops”, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit. Tregtonin mallra të kontrabanduara, në 5 dyqane të ndryshme në Tiranë dhe Durrës, vihen në pranga 2 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë.

Lexo edhe:

Shiste mallra të kontrabanduara, arrestohet 47-vjeçari në Korçë

Sekuestrohen mallrat e ndryshme të dyshuara të kontrabanduara. Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar të DVP Tiranë, në bashkëpunim me Drejtorinë për Hetimin e Krimit dhe Financiar në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, në vijim të goditjeve të njëpasnjëshme ndaj veprimtarive kriminale në fushën e kontrabandës me mallra të ndryshme, pas një pune të mirëfilltë hetimore, si dhe bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Shops”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

– J. Xh., 52 vjeç dhe M. Q., 64 vjeç, të dy banues në Tiranë.

Gjithashtu u proceduan në gjendje të lirë shtetaset D. H., 21 vjeçe, B. G., 22 vjeçe, K. D., 22 vjeçe dhe G. G., 23 vjeçe, të treja banuese në Tiranë, si dhe E. M., 44 vjeçe e A. K., 27 vjeçe, të dyja banuese në Durrës. Nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi J. Xh. administronte 5 dyqane të ndryshme, 3 në Tiranë dhe 2 Durrës, ekonomist i të cilëve ishte shtetasi M. Q. dhe punëtore ishin shtetaset D. H., B. G., K. D., G. G., E. M. dhe A. K.

Gjatë kontrollit, në këto subjekte u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, produkte të ndryshme, si çanta, veshje, syze dhe parfume, të dyshuara të kontrabanduara. Kontrolli në dyqanin në Durrës, si dhe veprimet e tjera procedurale për këtë subjekt tregtar, janë kryer në bashkëpunim me DVP Durrës. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale", njofton policia.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI