Flash

Rritet bilanci i jetëve të humbura nga përmbytjet në Itali

Lapsi.al 16 September 2022
Rritet bilanci i jetëve të humbura nga përmbytjet në Itali

Ishte një natë e tmerrshme ajo që përjetuan qytetarët e rajonit të Marche në Itali. Zona u pushtua nga lumenjtë që shkatërruan një pjesë të provincave të Pesaro Urbinos dhe Ancona. 

Vetëm gjatë një pasditeje në Marche ra sasia e shiut që bie zakonisht në 6 muaj. Në fund numërohen 10 jetë të humbura dhe 3 të zhdukur. Shpresat që këta të fundit të jenë të gjallë janë reduktuar në minimum.

Mes të zhdukurve është edhe Mattia i vogël, 8 vjeç. Ai u rrëmbye nga uji kur ishte në krahët e nënës së tij. Ajo u përpoq ta shpëtonte, por nuk ia doli të përballonte valën e ujit. 2 të zhdukurit e tjerë janë Brunella Chiù, 56 vjeç dhe vajza e saj 17-vjeçare, Luisa Bartolucci.

Ajo që ka mbetur pas është e tmerrshme. Rrugët u shndërruan në përrenj. Makinat u tërhoqën zvarrë. Shtëpitë janë zhytur nën ujë. Ai që përjetuan banorët e atyre zonave ishte një makth i vërtetë.

Presidenti i Republikës, Sergio Mattarella shprehu “ankthin” për tragjedinë, ndërsa kryeministri Mario Draghi bëri një vizitë në zonat e prekura ku premtoi mbështetjen e qeverisë.

Pavarësisht se dita e premte nuk pati reshje niveli i ujit vazhdon të mbetet i lartë. Vëmendja tani është kthyer edhe në 4 rajone të tjera për të cilat Mbrojtja Civile ka lëshuar një alarm portokalli. Bëhet fjalë për Umbrian, Campanian, Basilicata-n dhe Kalabrian.

Sipas të dhënave të publikuara nga autoritetet, kjo është stuhia më intensive e 10 viteve të fundit. sipas të gjitha gjasave ajo u shkaktua nga vapa e jashtëzakonshme e verës. Janë gati 200 persona të evakuuar nga forcat e policisë. Forcat e rendit janë në gatishmëri për të ndaluar çdo vjedhjeje apo grabitjeje në ndërtesat e evakuuara. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Kukës, lëndohet 18-vjeçari

Një i ri mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Kukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Go...

19:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI