Flash

Rreziku për qenë i varfër, Shqipëria kryeson Europën me 43% të popullsisë

Lapsi.al 16 September 2022
Rreziku për qenë i varfër, Shqipëria kryeson Europën me

Shqipëria ka gati gjysmën e popullsisë në rrezik për të qenë i varfër. Sipas të dhënave të Eurostat 21.6% e popullsisë në 27 vendet e anëtarë të BE-së ishin të rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social. Kjo shifër u evidentua në vitin e pandemisë 2020.

Në Shqipëri ky tregues, sipas INSTAT ishte sa dyfishi i mesatares se BE-së. Kjo do të thotë se 43.4% e popullsisë është në rrezik për të qenë të varfër në të njëjtin vit. Në vitin 2020, treguesi sipas Eurostat kishte qenë 46%.

Në rajon ky tregues ishte relativisht më i lartë për shkak të problemeve që u krijuan nga pandemia. Pas Shqipërisë, nivelin më të lartë të personave në rrezik varfërie dhe përjashtim social e ka Mali i Zi, me 38%. Ai ndiqet nga Rumania me 34.4%, Turqia 34%, Maqedonia e Veriut 32.6, Bullgaria 31.7, Serbia 29.8.

Sipas përcaktimeve të Eurostat rreziku për të qenë i varfër ose përjashtimi social i referohet individëve që janë në rrezik për të qenë të varfër, ose thellësisht të privuar materialisht, ose që jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim.

Lexo më tej: Eurostat: Shqipëria ka përqindjen më të lartë të popullsisë së rrezikuar nga varfëria dhe përjashtimi social

Niveli i rrezikut për të qenë i varfër tregon përqindjen e personave që jetojnë në familje ku të ardhurat e disponueshme të ekuivalentuara janë nën kufirin e rrezikut për të qenë i varfër.

Niveli i rrezikut për të qenë i varfër ka në përbërje të tij privimin material dhe aksesin e dobët në punësim.

Në Shqipëri shkalla e privimit material ishte 34.7 % në vitin 2020, çka tregon përqindjen e individëve që jetojnë në familje të cilët nuk përballojnë të paktën 4 nga 9 kategoritë e privimit material. Nëntë kategoritë e primit material janë;

1-Pamundësia për të paguar në kohë këstet e kredisë apo qirasë, blerjet me këste ose pagesa të tjera;

2- Pamundësia për të përballuar shpenzimet për pushimet vjetore një javë larg nga shtëpia;

3- Pamundësia për të përballuar një vakt me mish, pule, peshk (ose ekuivalentin për vegjetarianët) një herë në dy ditë;

4- Pamundësia për të përballuar një shpenzim të paparashikuar financiar me vlerën 000 lekë të reja;

5-Pamundësia financiare për të përballuar një telefon (duke përfshirë telefonin celular);

6- Pamundësia financiare për të pasur një TV me ngjyra;

7- Pamundësia financiare për të pasur një makinë larëse;

8- Pamundësia financiare për të pasur një makinë;

9- Pamundësia financiare e familjes për mbajtjen e shtëpisë ngrohtë në dimër.

Personat që janë të prekur nga katër kategoritë e privimit material janë në rrezik për të qenë të varfër.

Intensiteti i ulët i punës është një nënkategori tjetër për evidentimin e njerëzve të rrezikuar nga varfëria.

Në Shqipëri ky tregues është vlerësuar 34,7% në vitin 2020. intensiteti në punësim i familjes i referohet numrit të muajve që të gjithë individët e familjes kanë punuar kundrejt numrit gjithsej të muajve që teorikisht duhet të punojnë gjatë vitit (12 muaj).

Familjet të cilat konsiderohen me intensitet shumë të ulët në punësim përcaktohen në kufirin 20 %. individët e grup-moshës 18-59 vjeç, të cilët jetojnë në familje me intensitet shumë të ulët në punësim, në vitin 2020 sipas vlerësimeve përbëjnë 11,6%.

Sipas Eurostat në vitin 2020 në BE ishin 96.5 milionë njerëz në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social , që përfaqësonin 21.9% të popullsisë.

Përqindjet më të larta të njerëzve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social u regjistruan në Rumani (34%), Bullgari (32%), Greqi dhe Spanjë (të dyja 28%).

Në të kundërt, përqindjet më të ulëta të njerëzve në rrezik të varfërisë ose përjashtimit social u regjistruan në Çeki (11%), Slloveni (13%) dhe Finlandë (14%)./ Monitor

 

 

Të këshilluara

Yuri Kim shkon në KQZ, takim me Celibashin

Ambasadorja e SHBA-ve në Tiranë, Yuri Kim po zhvillon sot një takim në KQZ. Mësohet se Kim do të zhvillojë takim me kreun e KQZ-së, Ilirjan Celibashi. Lex...

11:26

Parashikimi i motit: Kthjellime dhe vranësira

Vendi ynë do të vijojë të mbizotërohet nga kthjellimet në ultërsirën perëndimore. Ndërsa në zonat malore do të ketë kalime të lehta të vranësirave. Pritet që or...

08:20

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

27°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI