Flash

Publikohet traileri i filmit biografik të Whitney Houston

Lapsi.al 16 September 2022
Publikohet traileri i filmit biografik të Whitney Houston

Së fundmi është publikuar traileri i parë për filmin biografik të Whitney Houston. "I Wanna Dance with Somebody"tregon aktoren Naomi Ackie duke portretizuar  këngëtaren e ndjerë.

Traileri nis me momentin kur Clive Davis nga Arista Records e zbuloi atë duke kënduar në një klub nate në moshën 19-vjeçare.

"Ëndrra ime? Këndoj këngën që dua të këndoj. Te jem si dëshiroj," rrëfen Ackie.

Klipi tregon gjithashtu rrymat e errëta me të cilat u përball Whitney gjatë gjithë karrierës së saj, si p.sh. përballja me kritikat se muzika e saj nuk ishte "mjaft e zezë".

"Shiko, unë nuk di si të këndoj Black dhe nuk di të këndoj as White," vazhdon të rrëfejë zëri i Ackie-t ndërsa kamera  kalon në një stadium me fansa të emocionuar për të parë Whitney-n duke performuar. "Unë di të këndoj".

"I Wanna Dance with Somebody" është drejtuar nga Stella Meghie dhe skenari i Anthony McCarten, i cili shkroi filmin biografik të Queen-s, fitues i Oskarit, "Bohemian Rhapsody". Filmi vjen në kinema më 21 dhjetor.

“Zëri më i madh i kohës sonë ka një histori edhe më të madhe”, thuhet në përmbledhjen zyrtare të filmit. "Zbuloni Whitney Houston që nuk e keni njohur kurrë."

Whitney vdiq në vitin 2012 nga një mbidozë aksidentale . Ajo ishte 48.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë  nga: abcNews

Të këshilluara

Eminem flet për zënkën me Snoop Dogg

Eminem ka folur së fundmi për zënkën e tij me Snoop Dogg. Reperi ka zbuluar se dyshja u pajtua pasi bashkëpunëtori i tyre i ngushtë Dr. Dre pësoi një aneurizëm ...

15:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI