Flash

Panelet diellore, qeveria rimburson 70% të çmimit

Lapsi.al 16 September 2022
Panelet diellore, qeveria rimburson 70% të çmimit

Shqipëria është një vend me diell, edhe pse në gjithë këto vite panelet diellore në asnjë rast nuk duken të përfshihen në vizionin e ndërtuesve. Por situata e fundit me luftën në Ukrainë ka nxjerrë zbuluar shumë vende të cilat kishit varur shpresat tek “tubi rus”. Tani Europa është vënë përballë një dimri të vështirë, e ndoshta atij tjetrit edhe polar. Në Shqipëri është kthyer vëmendja nga panelet diellore dhe projekti i qeverisë i bërë i ditur nga zv.Kryeministrja Belinda Balluku që parashikon një subvencion deri në 70 për qind për ata qytetarë që do blejnë panelet diellore.

"Për 2000 mijë banorë u afrohet mbështetje financiare 70% e kostos për vendosjen e paneleve diellore në tarracat e pallateve dhe ngrohjen e ujit. Do të jetë një proces që do të nisë më 1 tetor, me garën e parë që u drejtohet prodhuesve dhe instaluesve për të marrë çmimin më të mirë të tyre dhe për të bërë listën e shkurtër me entitete, të cilët do të ofrojnë këtë shërbim", deklaroi Belinda Balluku. 

Të këshilluara

Mbytet 59-vjeçari në Sarandë

Një 59-vjeçar është mbytur në det, pasditen e sotme në Sarandë. Burime nga polica bëjnë të ditur se viktima është Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd. Ngjarja ...

17:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI