Flash

Moti merr kthesën e fortë, sot dita e fundit me temperatura vere

Lapsi.al 16 September 2022
Moti merr kthesën e fortë, sot dita e fundit me temperatura vere

Temperaturave të larta i ka ardhur fundi dhe moti do ndryshojë fort. Meteorologia Lajda Porja deklaroi se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.

Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. 

Parashikohet që fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia në një intervistë për News24.

Ajo shtoi: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman." 

Moti ka qenë i ngrohtë dy javët e para të muajit të parë të vjeshtës, shtatorit. Me ç'duket, mënyra si do të ftohen temperaturat që nga dita e nesërme do t'i japin fund ditëve të ngrohta si kjo e sotmja, në vendin tonë.

Të këshilluara

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”. Një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veç...

12:59

Moti bën kthesën e papritur të premten

Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të v...

17:35

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

19°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI