Flash

Lil Baby nderohet me cmimin humanitar

Lapsi.al 16 September 2022
Lil Baby nderohet me cmimin humanitar

Lil Baby do të marrë çmimin Humanitar Quincy Jones në Music in Action 2022 të enjten, 22 shtator.Reperi  do të nderohet për kontributin e tij në drejtësinë racore dhe sociale brenda dhe jashtë industrisë së muzikës.

Së fundmi, Lil Baby zhvilloi për herë të tretë "Back to School Fest" në qendrën tregtare West End të Atlantës. Në partneritet me Goodr, ngjarja u ofroi më shumë se 3000 fëmijëve vendas lojëra,ushqim, çanta shpine, pajisje shkollore dhe prerje flokësh. Ai punoi me restorantin e Atlantës, Lemont Bradley për të ofruar 100 vende pune për të rinjtë. Gjithashtu  themeloi programin e bursave prej 150,000 dollarësh për studentët në ish-shkollën e tij të mesme.

Ngjarja, e sponsorizuar nga Black Music Action Coalition feston artistë, drejtues, biznese, sipërmarrës, aktivistë dhe kompani që kanë përdorur platformat e tyre për të ndikuar në ndryshimet sociale gjatë vitit të kaluar.

Gail Mitchell, drejtoresha e Billboard dhe Shirley Halperin, redaktore e muzikës në Variety, do të nderohen me çmimin BMAC 365. Ky çmim që i jepet një personi, kompanie ose organizate që ka mbështetur vazhdimisht ndryshimet shoqërore gjatë gjithë kohës.  The Weeknd dhe H.E.R. mori çmimin Humanitar Quincy Jones në çmimet Music in Action 2021.

Eventi do të bashkëorganizohet nga aktorja e Bel Air, Coco Jones dhe  Kenny Burns. /Lapsi.al

Të këshilluara

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI