Flash

Lezha në rrezik përmbytje/ Bashkia ngre alarmin

Lapsi.al 16 September 2022
Lezha në rrezik përmbytje/ Bashkia ngre alarmin

Bashkia e Lezhës ka paralajmëruar sot se shirat që priten në fundjavë mund të sjellin përmbytje ose rrëshqitje dherash. Për pasojë, Bashkia publikoi numrin e posaçëm të telefonit për ndihmë nga ekipi i emergjencës.

Në njoftimin e dhënë në Facebook nga bashkia, thuhet:

"Sipas parashikimeve te motit parashikohet që në fundjavë do ketë reshje të dendura në territorin e Bashkisë Lezhë që mund të krijojnë probleme të ndryshme deri me rreziqe përmbytjesh dhe rrëshqitje. Ju bëjmë me dije se grupi i emergjencave pranë Bashkisë Lezhë ka siguruar te gjitha mjetet e nevojshme dhe ndodhet në gatishmëri të plotë 24h. Për çdo nevojë jeni të lutur të telefononi në numrin e telefonit 068 33 12 049". 

Përmbyset moti

Temperaturave të larta i ka ardhur fundi dhe moti do ndryshojë fort. Meteorologia Lajda Porja deklaroi se do të ketë një përmbysje të situatës dhe se temperaturave të larta do t’i vijë fundi.

Fundjave pritet që të shoqërohet me reshje, kryesisht e shtuna, ku edhe do të ketë rënie drastike të temperaturave.

“E gjithë java do të sjellë një përmbysje të situatës. Kanë nisur reshjet e para në zonat veriore. Sonte gjatë natës dhe e gjithë dita e shtunë do të jenë rrebeshe. Do të kemi intervale me intensitete të larta. Mund të kemi edhe përmbytje të përkohshme. 

Parashikohet që fundjava të jetë me shi, kryesisht e shtuna, dita e dielë do të ketë përmirësim gjatë pasdites, por edhe të hënën mbeten reshje të pakta shiu për tu kthyer ditën e martë. Sot dita e fundit me temperatura më të larta. Nga e shtuna do të kemi rënie drastike të temperaturave. Do të kemi temperatura të ngjashme me dhjetorin”, tha meteorologia në një intervistë për News24.

Ajo shtoi: “Pas kësaj stuhi që ka përfshirë Italinë dhe po zhvendoset drejt vendeve të rajoni do qëndrojë deri 5-6 ditë, por do kemi sërish përmirësim të motit, por nuk do të ketë sërish temperatura të larta. Kjo vranësirë epiqendrën e ka veri të Ballkanit. Priten shumë reshje në Fierze, Vaun e Dejës e Koman.” 

Moti ka qenë i ngrohtë dy javët e para të muajit të parë të vjeshtës, shtatorit. Me ç’duket, mënyra si do të ftohen temperaturat që nga dita e nesërme do t’i japin fund ditëve të ngrohta si kjo e sotmja, në vendin tonë.

Të këshilluara

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”. Një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veç...

12:59

Moti bën kthesën e papritur të premten

Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të v...

17:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI