Flash

Kthesë e papritur e motit, rrebesh shiu dhe ulje temperaturash

Lapsi.al 16 September 2022
Kthesë e papritur e motit, rrebesh shiu dhe ulje temperaturash

Dita e shtunë pritet të jetë nën ndikim të masave ajrore të paqëndrueshme të cilat do të sjellin mot kryesisht të vranët. Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit me intensitet mesatar e në veriperëndim e qendër deri të lartë. Reshjet e shiut vijojnë të herëpashershme gjithë ditës me intensitet mesatar dhe të lartë në formën e rrebesheve dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Sipas SHUM duke filluar nga orët e vona të mbrëmjes reshjet e shiut mbeten prezente por humbasin intensitet.

Dita e diel vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike relativisht të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira në pjesën e parë të ditës e prej mesdite mot kryesisht i kthjellët. Gjatë orëve të natës deri në mëngjes reshje shiu me intensitet të ulët. Deri në mesditë përgjatë relieveve malore reshje lokale shiu. Era do të jetë nga jugperëndimi –veri perëndimi me shpejtësi mesatare 1-8m/sek, e hera-herës fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Të këshilluara

Mbytet 59-vjeçari në Sarandë

Një 59-vjeçar është mbytur në det, pasditen e sotme në Sarandë. Burime nga polica bëjnë të ditur se viktima është Xh. Ll., 59 vjeç, banues në Librazhd. Ngjarja ...

17:08

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI