Flash

Indeksi i Cilësisë së Jetës Dixhitale, Shqipëria ndër të fundit në Europë

Lapsi.al 16 September 2022
Indeksi i Cilësisë së Jetës Dixhitale, Shqipëria

Shqipëria renditet në katër vendet e fundit në Europë sa i përket Cilësisë së Jetës Dixhitale. Me këtë pozicion ne ruajmë vendin e 64 në botë, sipas indeksit të Surfshark*. Raporti vlerëson pesë kritere: përballueshmërinë financiare e internetit, cilësinë e internetit, infrastrukturën elektronike, sigurinë elektronike dhe qeverisjen elektronike.

Bazuar në indeksin e vitit 2022, Shqipëria ka ruajtur të njëjtin vend në botë nga viti 2021, duke u renditur e 64-ta midis 117 vendeve.

Vendi ynë lë pas vetëm Bjellorusinë, Malin e Zi dhe Bosnjë-Hercegovinën. Për përballueshmërinë financiare, Shqipëria renditet e 66-ta. Dhe rezulton që sipas indeksit shqiptarëve iu kushton më shtrenjtë interneti se vendet e tjera të rajonit.

Sipas raportit një qytetar shqiptar duhet të punojë çdo muaj 18 minuta për të blerë 1 GB për telefonin e tij celular. Ndërsa për të paguar faturën më të lirë mujore të internetit me brez të gjerë duhet të punojë 3 orë e 37 minuta.

Cilësia e internetit që mat shpejtësinë e rendit Shqipëria në vendin e 96, me përformancë të dobët që lidhen kryesisht me shpejtësinë e lidhjeve fikse të internetit. Për sa i përket shpejtësisë së internetit në celular, Shqipëria renditet e 43-të me një shpejtësi prej 55.85 Mbps/sekondë. Shpejtësia e internetit në shtëpi është mesatarisht 48.95 Mbps/sekondë, në vendin e 73-të.

Sa i përket sigurisë së internetit, që është veçanërisht i rëndësishëm për përdoruesit, individët dhe bizneset, si dhe për funksionimin e administratës publike vendi ynë renditet i 54-ti në botë. Vendin e parë e ruan Greqia.

Kush udhëheq në botë

Izraeli ka cilësinë më të mirë të jetës dixhitale në botë, sipas indeksit, duke tejkaluar Danimarkën, vend të cilin e ruante prej dy vitesh.

Shtatë nga 10 vendet me një rezultat më të lartë të cilësisë së jetës dixhitale janë të vendosura në Europë. Izraeli ndiqet nga Danimarka, Gjermania, Franca dhe Suedia. Më pas renditen Holanda, Finlanda, Japonia. Britania e Madhe renditet e 9-ta dhe top listën e mbyll Koreta e Jugut. Shtetet e Bashkuara mbajnë vendin e 12-të./ Monitor

https://www.monitor.al/indeksi-i-cilesise-se-jetes-dixhitale-shqiperia-nder-te-fundit-ne-europe-me-faturat-e-internetit-me-te-shtrenjtat-ne-rajon/

 

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI