Flash

Flet Putin: Nuk tërhiqemi nga Ukraina, nuk e kemi me ngut

Lapsi.al 16 September 2022
Flet Putin: Nuk tërhiqemi nga Ukraina, nuk e kemi me ngut

Kundërofensiva e fundit e Ukrainës nuk do të ndryshojë planet e Rusisë. E konfirmoi këtë vetë Vladimir Putin në daljen e tij të parë publike ku edhe flet për këtë çështje. Në një arritje të jashtëzakonshme, forcat ukrainase thonë se kanë marrë mbi 8000 km katrorë në 6 ditë në rajonin lindor të Kharkiv.

Por Putin tha se Rusia nuk ishte me nxitim. Ofensiva në rajonin e Donbasit të Ukrainës, sipas tij mbetet në rrugën e duhur. Ai gjithashtu theksoi se Rusia deri më tani nuk kishte aktivizuar të gjitha forcat e saj.

"Operacioni ynë sulmues në Donbas nuk po ndalet. Ata po ecin përpara, jo me një ritëm shumë të shpejtë, por gradualisht. Po marrin gjithnjë e më shumë territore" - tha Putin pas një samiti në Uzbekistan.

Rajoni industrial i Donbasit në Ukrainën lindore është fokusi i pushtimit rus. Për këtë Putin pretendon se është i nevojshëm për të shpëtuar rusishtfolësit nga gjenocidi.

Pjesë të Donbasit janë pushtuar nga separatistët e mbështetur nga Rusia që nga viti 2014. Rajoni i Kharkivit ku u nis kundërsulmi i fundit i Ukrainës, nuk është pjesë e Donbasit.

Putin theksoi gjithashtu se vetëm një pjesë e ushtrisë ruse po lufton në Ukrainë, Ai kërcënoi me një përgjigje "më serioze" nëse sulmet ukrainase vazhdojnë.

"Ju kujtoj se ushtria ruse nuk po lufton në tërësi... Vetëm ushtria profesionale po lufton" - tha ai. Deri më tani, Rusia nuk i ka shpallur zyrtarisht luftë Ukrainës. Ajo i referohet pushtimit të saj si një "operacion special ushtarak".

Por pas humbjeve të fundit të Rusisë, disa komentues pro-Kremlinit kanë bërë thirrje për mobilizimin e më shumë forcave. Një video e zbuluar kohët e fundit tregon përpjekjet për të rekrutuar të burgosur. Kjo tregon se Rusia po përpiqet të gjejë burra të gatshëm për të luftuar.

Reagimet

Putin është larguar rrallë nga Rusia që nga pushtimi në shkurt. Vizita e kësaj jave në samitin e Organizatës së Bashkëpunimit të Shangait në Samarkand ku ai takoi liderin kinez Xi Jinping thekson nevojën e tij për të nxitur lidhjet me vendet aziatike pasi u mënjanua nga Perëndimi. Por edhe atje, liderët kanë shprehur shqetësim për pushtimin.

“E sotmja nuk është kohë për luftë”, - i tha Putinit kryeministri indian Narendra Modi. Një ditë më parë, Putin la të kuptohet se Xi Jinping gjithashtu nuk e miratoi. "Ne i kuptojmë pyetjet dhe shqetësimet tuaja" - i tha ai udhëheqësit kinez në lidhje me luftën. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Aksident në Kukës, lëndohet 18-vjeçari

Një i ri mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Kukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Go...

19:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI