Flash

Falsifikim dhe fshehje pasurie, GJKKO jep vendimin për anëtaren e KPK-së Elteda Çiftja

Lapsi.al 16 September 2022
Falsifikim dhe fshehje pasurie, GJKKO jep vendimin për anëtaren e

Gjykata e Posaçme ka shpallur shpallur të pafajshme anëtaren e KPK-së Etleda Çiftja. GJKKO ka argumentuar se ajo nuk ka konsumuar veprat penale të fshehjes dhe falsifikimit te dukumentave. Sipas prokurorisë, Çiftja akuzohet se ka bërë deklarim të rremë për blerjen e apartamentit të banimit, te dy parcelave tokë arë me sip 1450 m2 dhe me sip 3440 m2, mënyrën e fitimit të pronësisë për dy sipërfaqet e tokave si dhe në lidhje me qëllimin e  marrjes së një kredisë. Këto kontrata fiktive, Çiftja i dorëzoi në bankë për marrjen e një kredie dhe në ILDKPI në vitin 2017-të për tu bërë pjesë e trupës së vetingut.

Po kështu SPAK i tha gjykatës se Çiftja ka dorëzuar në ILDKP-i një dokument ku provonte se ishte punësuar në një kompani private. Megjithatë pas verfikimit rezultoi se nuk kishte paguar sigurime shoqerore dhe nuk provohej pretendimi i saj.

Lexo më tej: Falsifikime dhe deklarime të rreme, SPAK kërkon 2 vite shërbim prove për anëtaren e KPK

Etleva Çiftja është anëtarja e tretë nga radhët e vetingut që merret e pandehur nga SPAK. Më herët është dënuar anëtari i kolegjit të posaçëm të apelit Luan Daci dhe është në fazë gjykimi anëtari tjetër Ardian Hajdari. SPAK kërkoi një vit burg për Çiften, ndërsa ka kërkuar që ky dënim të konvertohej në 2 vite shërbim.

Të këshilluara

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

91.54

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI