Flash

Dalin FOTOT/ Fatos Nano shuan 70 qirinj mbi tortë

Lapsi.al 16 September 2022
Dalin FOTOT/ Fatos Nano shuan 70 qirinj mbi tortë

Ish-kryeministri Fatos Nano festoi sot 70-vjetorin e tij të lindjes. Ish-lideri i socialistëve ka organizuar një festë të vogël private. Në të kanë marrë pjesë vetëm famuiliarë, miq dhe njerëz të rrethit të ngushtë.

Ka qenë kryebashkiaku i Kavajës, Redjan Krali i cili ka zbuluar disa foto nga darka. Krrali është i afërmi i Nanos. Në fotot e festës, Nano shfaqet në krah të bashkëshortes së tij Xhoana Nano.

“Mentori im! Të qofshin të shumta vitet dhe i gëzofsh me zemrën plot! Ky rrugëtim i imi nuk do të kishte qenë i njejti pa mbështetjen, bekimin dhe këshillat e tua!

Kam mbledhur çdo urtësi tënden që ma ke dhuruar me shumë bujari në çdo takim a bisedë të gj atë që shkëmbejmë bashkë dhe i ruaj si pasurinë më të vyer! Shëndet e jetë të gjatë”, - shkruan Krali në postimin e tij.

Nanos ia uroi ditëlindjen edhe kryeministri Rama që herët në mëngjes me një mesazh në rrjetet sociale. Duke lënë pas ato që ka thënë në të shkuarën për parardhësin Rama e quan Nanon, kryetar.

“Edhe 100 kryetari ynë dhe vetëm përpara, me shëndet, humor e harmoni në familjen tënde, po edhe me punë të mira e të tjera fitore në këtë familjen e përbashkët politike, që do të ketë gjithnjë nevojë për mbështetjen e këshillat e tua”, - shkroi Rama. ©LAPSI.al

LEXO EDHE: Skaner/ Si i bëri Rama KURBAN sharjet e dikurshme për Nanon

May be an image of 2 people, people standing and indoor

May be an image of 2 people, people sitting and indoor

May be an image of 4 people, people sitting, people standing and indoor

May be an image of 13 people, people sitting, people standing and indoor

Të këshilluara

Aksident në Kukës, lëndohet 18-vjeçari

Një i ri mbeti i plagosur në një aksident rrugor në Kukës. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30, në aksin rrugor Bicaj-Kukës, në vendin e quajtur "Mbikalimi i Go...

19:31

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI