Flash

Çmimet e reja të karburanteve/ Ulet nafta dhe benzina

Lapsi.al 16 September 2022
Çmimet e reja të karburanteve/ Ulet nafta dhe benzina

Ulet çmim i karburantit në vend. Vendimi është marrë sot nga Bordi i Transparencës. Nafta do të shitet me 216 lekë, ndërsa benzina me 194 lekë dhe gazi me 77 lekë/litri.

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Shtator 2022: (Si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.)

Çmimet e vendosura janë ditën e sotme janë:

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 (nafta) të jetë jo më shumë se 216 lekë/litri. I shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 194 lekë/litri. I shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë. I shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

(Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve. Ndërsa në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00. Ato do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.

Të këshilluara

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”. Një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veç...

12:59

Moti bën kthesën e papritur të premten

Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të v...

17:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI