Flash

Cardi B shpallet fajtore për përleshjen e vitit 2018

Lapsi.al 16 September 2022
Cardi B shpallet fajtore për përleshjen e vitit 2018

Cardi B u deklarua fajtore të enjten për dy akuza për kundërvajtje. Ky vendim u mor në lidhje me një përleshje të vitit 2018 në një klub striptizi në Queens, Nju Jork.

Reperja "Wap",  u paraqit në Gjykatën e Lartë të Queens për të pranuar një marrëveshje për pranimin e fajësisë. Asaj i iu dha një urdhër tre-vjeçar mbrojtje si dhe 15 ditë shërbim në komunitet.

"Pjesë e rritjes dhe pjekurisë është të japësh llogari për veprimet e tua. Si nënë, është një praktikë që po përpiqem ta rrënjos te fëmijët e mi, por shembulli fillon me mua. Kam marrë disa vendime të këqija në të kaluarën time që nuk kam frikë të përballem dhe të përballoj”, tha ajo në një deklaratë të marrë nga PEOPLE. "Këto momente nuk më përcaktojnë dhe nuk reflektojnë atë që jam tani. Mezi pres të kaloj këtë situatë me familjen dhe miqtë e mi dhe të kthehem te gjërat që dua më shumë - muzika dhe fansat e mi ."

Marrëveshja për fajësinë e Cardi B vjen dy ditë pasi ajo befasoi ish-shkollën e saj të mesme në Bronx me një donacion prej 100,000 dollarësh për të ndihmuar financiarisht departamentin e tyre të arteve.

"Kjo shkollë e mesme, IS 232 në Bronx, ka një vend special ne zemren time!! Më shndërroi nga një vajzë 11-vjeçare në një adoleshente të rritur. Fëmijët në Bronx duhet të rriten shpejtpër shkak të rrethanave tona dhe mjedisit tonë", shkroi ajo në Instagram. "Shpresoj që donacioni im të ndihmojë në krijimin e një programi të mrekullueshëm që do t'i ndihmojë fëmijët të qëndrojnë jashtë rrugëve ose një shtëpi e trazuar dhe më e rëndësishmja i lejon të mësojnë diçka që mund ta marrin me vete gjatë gjithë jetës. "

Cardi B

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: People

Të këshilluara

Eminem flet për zënkën me Snoop Dogg

Eminem ka folur së fundmi për zënkën e tij me Snoop Dogg. Reperi ka zbuluar se dyshja u pajtua pasi bashkëpunëtori i tyre i ngushtë Dr. Dre pësoi një aneurizëm ...

15:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI