Flash

Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Lapsi.al 16 September 2022
Bordi i Transparencës ndryshon sërish çmimin e karburanteve

Bordi i Transparencës ka ndryshuar sërish çmimin e karburanteve në vend. Kështu, nafta do të kushtojë 216 lekë/litri, nga 224 që ishte një ditë më parë.

Ndërkohë, benzina do të kushtojë 194 lekë/litri nga 198 që ishte dje.  Gazi do të shitet me 77 lekë/litri, teksa sipas vendimit të djeshëm kushtonte 78lekë/litri.

Njoftimi:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 16 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 216 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 204 lekë/litër.

Lexo edhe:

Bordi i Transparencës ndryshon çmimet e karburanteve

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 194 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 182 lekë/litër.

Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 77 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 68 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 16 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

 

Të këshilluara

Nomadët digjitalë, të lidhur nga teknologjia

U zhvillua në Tiranë Festivali “Digital Nomads”. Një event 3-ditor ku ekspertë digjitalë nga vende të ndryshme të botës ndanë përvojat e tyre për kulturën e veç...

12:59

Moti bën kthesën e papritur të premten

Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të v...

17:35

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI