Flash

Arrestohet një nga njerëzit më të kërkuar në Europë

Lapsi.al 16 September 2022
Arrestohet një nga njerëzit më të kërkuar në

Policia spanjolle ka arrestuar një nga njerëzit më të kërkuar në Europë për pastrim parash. Lajmi është bërë i ditur për mediat ndërkombëtare nga Europol, pa konfirmuar identitetin e tij. I kërkuari me shtetësi të dyfishtë irlandez-britanik u arrestua të hënën në qytetin jugor të Malaga-s.

Më i kërkuari i Europës akuzohet për pastrimin e më shumë se 200 milionë eurove në para të paligjshme për organizatat kriminale në mbarë botën. Paratë dyshohet se janë transferuar duke përdorur sistemin bankar nëntokësor hawala. Ky i fundit nuk regjistron asnjë transaksion monetar fizik.

Zyrtarët filluan hetimet në fillim të vitit 2021 pasi autoritetet spanjolle kapën 200 kilogramë kokainë dhe 500,000 euro para të thata. Ato ishin fshehur në ndarjet sekrete të një numri automjetesh.

Dy persona të tjerë u arrestuan gjithashtu në Spanjë dhe një në Mbretërinë e Bashkuar, ndërsa 11 prona u kontrolluan, tha Europol në një deklaratë. Njëri nga të dyshuarit ishte shitës makinash që dyshohet se ofronte automjete për organizatat kriminale.

Lexo edhe:

Tregti me naftë kontrabandë, arrestohet një person

“I dyshuari kryesor dhe bashkëpunëtorët e tij ishin përgjegjës për mbledhjen e sasive të mëdha të parave të gatshme nga organizatat kriminale, të cilat më pas do t’ua ‘dorëzonin’ organizatave të tjera kriminale në vende të tjera”, tha agjencia.

Një burim i afërt me hetimin i tha AFP-së se i dyshuari kryesor ishte 62-vjeçari John Francis Morrissey, por Europol nuk e ka konfirmuar identitetin e tij.

Agjencia deklaroi se i arrestuari ka lidhje me kartelin ndërkombëtar të bosit të dyshuar irlandez të krimit të organizuar Daniel Kinahan, i cili është sanksionuar nga SHBA.

“Në prill të këtij viti, ky person dhe kompania e tij u përcaktuan nga Departamenti Amerikan i Thesarit se ofronin mbështetje për klanin Kinahan”, tha Europol.

“I dyshuari kryesor u konsiderua një objektiv me vlerë të lartë nga Europol për përfshirjen e tij në një numër çështjesh kriminale të profilit të lartë në të gjithë Evropën”.

 

Të këshilluara

Shefi i OKB-së: Mos e përmbytni botën

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje urgjente liderëve botërorë që të veprojnë për të luftuar ndryshimet klimatike, dhe që të mos e...

19:00

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI