Flash

Shpejtesia e padurueshme e spiropalizimit të PD

Lapsi.al 16 September 2022
Shpejtesia e padurueshme e spiropalizimit të PD

Duke qenë se çudia e financimit të Lulzim Bashës me para ruse po zgjat më shumë sesa tre ditë, si dhe për të ballafaquar koherencën e qëndrimeve të mbajtura në atë kohë, iu ktheva arkivës së Lapsi.al për të kërkuar shkrimet e bëra në 2018, atëherë kur investigimi me akuzat e “Mother Jones” sapo ishte botuar. 

Lexo me tej:

Investigimi i “Mother Jones”/ Sa kanë paguar rusët për Bashën në ShBA?

Nuk pashë diçka që kërciste. Historia është po e njëjta. Ish kreu i PD ka paguar 675 mijë USD, për lobing në Amerikë dhe për të bërë një foto me ish presidentin Trump, para zgjedhjeve të vitit 2017. Një pjesë e kësaj shume, 150 mijë USD, është kryer përmes një kompanie guackë, “Biniatta Trade LP”, e cila ishte themeluar nga bashkimi i dy shoqërive, ku një pjesë e aksioneve i zotëronin pronarë të dyshimte rusë. Kaq qe scoop-i i zhurmshëm që kishte zgjuar dyshimet, se partia më e madhe e opozitës ushqehej me para nga Kremlini. Në arkivë gjeta edhe një opinion timin (linku këtu poshtë), ku mbaja qëndrimin se Basha duhet të investigohet dhe hetohet për shkeljen e ligjit shqiptar të financimit të partive dhe për burimin e parave të pa deklaruara, por jo për broçkulla të pavërtetueshme si “flirtimi me forca që duan destabilizimin e vendit dhe rajonit”.    

Andi Bushati: Pse duhet kjo përrallë me spiunë të Kremlinit?

Surpriza qe tjetër kund. Në fund të artikullit gjendej një video, e filmuar nga podiumi i selisë qëndrore të PS, e ripostuar në Facebook nga Edi Rama dhe e lexuar me një ton dramatik nga Erisa Spiropali. Ajo thoshte se vendi gjendej përpara një ngjarjeje shumë të rëndë, të zezë, të errët, pasi opozita po bashkëpunonte me fuqi jo dashamirëse ndaj Shqipërisë (video poshte).

Po ta ridëgjosh sot pas katër vitesh këtë hartim të Elisës dhe ta krahasosh atë me deklaratën e para dy ditëve që Floriana Garo mbajti nga tribuna e selisë blu, ngjashmëria është rrënqethëse. Tonet janë njësoj alarmiste, versioni se Kremlini është përzierë përmes Lulzim Bashës në politikën shqiptare merret i mirqenë, e drejta për të dyshuar shndërrohet në akuzë për të shkallmuar kundërshtarin dhe natyrisht, si nga PS-ja e djeshme, po ashtu dhe nga PD e sotme, bëhet thirrje për ti shkuar ngjarjes deri në fund.

As njëra palë, as tjetra nuk do ti’a dijë për faktet. Askush nuk e vëren se kjo grimcë dyshimi, me dy emra rusësh, nuk do të thotë se bëhet fjalë automatikisht për paratë e Putinit. Askujt si intereson prova e së vërtetës.

E këtu më keq del PD-ja e sotme, pasi Elisa dhe shokët e saj kanë mbajtur të njëjtin qëndrim që pas shpërthimit të skandalit. Ndërsa berishistët, të cilët tani flasin me gjuhën e rilindjes, kanë deklarata me gojë e me shkrim, që i etiketonin zbulimet e “Mother Jones” si trillime të financuara nga Soros. Askush prej tyre nuk kërkoi në 2018, atëherë kur u botua artikulli, të hetonte në financat e PD-së, të fliste për gjëmë apo pengmarrje të opozitës. Atëherë të gjithë ishin të lumtur me Bashën, sepse Luli nuk ishte ende biri i sotëm plangprishës.

Basha, para nga Kremlini/ Si qëndron e vërteta

Kjo lloj sjelljeje i vë ata në një pozicion të vështirë. E para sepse pompimi pa prova i tezës së marrjes së parave të Kremlinit, qoftë edhe personalisht nga Basha, njollos gjithë PD-në. Por e dyta dhe më e rëndësishmja, se ajo i nxjerr drejtuesit e saj aktualë hipokritë dhe me standarte të dyfishta. Në një kohë që ata nuk i besojnë akuzat për të cilën Departamenti i Shtetit e shpalli “non grata” Berishën dhe me të drejtë bërtasin: “na jepni prova”, kur vjen puna për të baltosur Lulzim Bashën, u mjafton deklarata anonime e një zyrtari amerikan për ta konsideruar skandalin të mirqenë.  

Kjo dyfytyrësi, përpara se të jetë një zhanër i luftës politike është mbi të gjitha një shpërfillje flagrante e respektit për publikun, një tallje me njerëzit, të cilëve drejtuesit politikë u thonë me cinizëm: më besove dje kur të thashë që Basha s’ka faj, por je i detyruar të më duartrokasësh dhe tani, kur të shes përrallën se ai financohej nga rusët.    

“Mother Jones” i përgjigjet PD/ E vërteta e futjes së milionave ruse në politikën shqiptare

E këtu PD fillon e kudërmon era spiropalizim. Jo thjeshtë sepse deklarata e 2018 e Elisës është identike me atë që lexoi Floriana, por sepse ky koncept përmbledh në vetvete banalitetin për ti shitur opinionit sapunin për djathë. Ai të bën të aftë ti thuash hajdutit Skënderbe, banditit hero, të bardhës së zëzë, apo tu këmbesh atyre vendet sipas interesit politik të ditës. Pikërisht të njëjtën gjë po bën edhe PD-ja e Berishës me rastin e financimeve ruse të Bashës, duke kthyer me kokë poshtë argumentat me të cilat e mbronte dje. E këtu puna nuk është për të mbrojtur Lulin, i cili ka shumë mëkate më të mëdha sesa ushqyerja me paratë e Putinit, por tek kredibiliteti i një opozite që nuk do të ketë kurrë sukses, duke i servirur njerëzve realitetin e saj të spiropalizuar.

©Lapsi.al

Të këshilluara

Mediat po i mbyt binomi pushtet-biznes

Përplasja e fundit mes qeverisë Rama dhe grupit Media Focus, me pronar zotin Hysenbelliu, ka prodhuar dy lloj reagimesh, njësoj gjysmake. Mbështetësit e qeveris...

23:13

Legjenda Rozafës me ndërtimet pa leje

Lajmi i dhënë dje se qeveria ka nxjerrë një VKM për të sekuestruar katet e ndërtuara pa leje është shakaja e radhës nga fusha e shtetit ligjor. Janë arrest...

13:51

Dallëndyshet që paralajmërojnë fashizmin

Ngjarjet e fundit kanë nxjerrë me më shumë forcë në pah një steriotip të pështirë burokrati që për hir të së vërtetës, nuk i ka munguar asnjëherë peisazhit shqi...

14:29

Fitorja e disiplinës strategjike

Në një proces të bashkërenduar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Serbia më në fund pranoi zgjidhjen e problemit të dokumentave bazuar m...

09:38

ide

Shqipëria nuk ka pse të arrijë Europën, tani mund ta udhëheqë atë

Në një editorial për The Guardian, Lea Ypi shkruan se protestat e të rinjve tregojnë se Shqipëria mund t’i japë Europës një mësim mbi vetërespektin. Sipas saj, brezi që thotë “Shqipëria nuk është në shitje” po sfidon modelin ku natyra shitet për investime, demokracia kapet nga të pasurit dhe integrimi europian përdoret për të mbyllur gojën kritikëve.

16:35 Lea Ypi

Çfarë e ka shfazuar Edi Ramën

Përtej teorive komplotiste ka një shpjegim të thjeshtë se si ata të rinj që bërtasin rrugëve të Shqipërisë kundër kryeministrit të tyre, u gjendën në të njëjtën anë të barikadës me mediat më të rëndësishme të globit

16:26 Andi Bushati

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

95.19

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Zvërneci shitet për 306 mijë euro

Kontrata e shitjes së aksioneve zbulon se kompania që zotëron lejen e zhvillimit për resortin luksoz në bregdetin e Vlorës ndryshoi pronarë përmes një marrëveshjeje offshore mes Holandës dhe Katarit.

14:42

Me sytë katër

PAPARAZZI

Tony Awards 2026: Lista e fituesve

Ceremonia e 79-të e Tony Awards u rikthye në Radio City Music Hall, ku këngëtarja Pink bëri debutimin e saj si prezantuese në mbr...

14:43