Flash

Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Dendias: Nuk ekziston një klimë bashkëpunimi

Lapsi.al 15 September 2022
Tensionet mes Greqisë dhe Turqisë, Dendias: Nuk ekziston një

Ministri i Jashtëm i Greqisë Nikos Dendias ka qenë i prerë ndaj Turqisë pas përshkallëzimit të rrezikshëm të marrëdhënieve mes dy shteteve. Dendias tha se situata e krijuar bën që të mos ndërtohet një klimë ku të arrihet në një marrëveshje mes dy shteteve.

Sa i përket ishujve, shefi i diplomacisë greke mohoi që ajo të ishte diskutuar më herët nga turqit duke theksuar se në fakt gjithçka ka të bëjë me zgjedhjet e ardhshme parlamentare në Turqi, ku Erdoganit i duhet të fitojë medoemos, madje edhe duke provokuar një luftë.

Ai u shpreh se grekët tashmë e kanë ndërkombëtarizuar çështjen e kërcënimeve turke duke bërë që të ketë reagime nga shumë shtete të botës.

Lexo edhe:

Vijojnë tensionet mes dy vendeve, Turqia paralajmëron Greqinë

Dendias e cilësoi takimin që presidenti turk Tajip Erdogan pati me kryeministrin grek Kyriakos Mitsotakis në Bosfor si një moment historik, por edhe ajo u shkatërrua nga turqit sipas tij.

Ai pohoi se mesazhi që mori fillimisht ishte se ai takim u zhvillua në një atmosferë të mirë duke shtuar se më pas ishin turqit ata që destabilizuan situatën.

Në të njëjtën kohë, ai vuri në dukje se sjellja e Turqisë e fut atë në një kurs të vazhdueshëm konflikti me Egjiptin.

Të këshilluara

Shefi i OKB-së: Mos e përmbytni botën

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje urgjente liderëve botërorë që të veprojnë për të luftuar ndryshimet klimatike, dhe që të mos e...

19:00

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

31°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI