Flash

Pedagogët në protestë: Rritje page, ose bojkotojmë mësimin

Lapsi.al 15 September 2022
Pedagogët në protestë: Rritje page, ose bojkotojmë

Pedagogët e Fakultetit të Shkencave të Natyrës në Tiranës kanë dalë sot në protestë përpara godinës së universitetit, ndërsa kërkojnë rritje page.

Pedagogët njëzëri kanë paralajmëruar bojkot të procesit mësimor, nëse nuk plotësohet kërkesa e tyre të nisura me peticion.

“Vetëm për pagën asgjë tjetër, duam pagën se të gjithëve u rriten, mjekësia u rritet, mësuesve e na del që samari është më i shtrenjtë se kali. Ne i nxjerrim studentët ata kanë dyfishin e rrogës tonë, hallall, po dhe ne duam pagën asgjë tjetër. Normal që do e ndërpresim procesin mësimor kemi që në 2005 pa rritje page. Ne duam pagën”, tha një laburant i Shkencave të Natyrës.

Lexo më tej: Paketa anti-krizë, Ibrahimaj: Pagat do të rriten me 7% në sektorin publik 

Protesta e sotme erdhi pasi nuk ka pasur asnjë reagim ndaj peticionit në lidhje me kërkesat e tyre.

Ndërkohë u zbardhën nëntë kërkesat e pedagogëve drejtuar Ramës dhe ministres së Arsimit dhe Sportit Evis Kushi.

Mësohet se në peticion kërkohet të arrihet niveli i pagave të Universiteteve publike të Kosovës, brenda dy viteve. Me rritje 30% në tetor 2022 dhe 20 % në Tetor 2023.

Ndër të tjera SPUSH thekson se është i bindur se çështjet e renditura janë vetëm një pjesë e problematikës me të cilën përballen Universitetet Publike shqiptare sot.

 

Të këshilluara

Edhe Kosova përballet me sulme kibernetike

Autoritetet në Kosovë thanë sot se ditët e fundit janë përballur me sulme kibernetike. Ato kanë pasur në shënjestër institucionet e vendit duke shkaktuar penges...

21:57

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI