Flash

Nafta kontrabandë në Durrës, Salianji: Qeveria po mbron 5 kompani

Lapsi.al 15 September 2022
Nafta kontrabandë në Durrës, Salianji: Qeveria po mbron 5 kompani

Për deputetin e Partisë Demokratike, Ervin Salianji, nafta kontrabandë nga Libia nuk do të ishte kapur në Durrës nëse nuk do të kishin ndërhyrë ndërkombëtarët. I ftuar në studion e “Radar Informativ” me Juli Xhokaxhi, Salianji theksoi se është shkelur embargoja e Këshillit të Sigurisë dhe se qeveria ende nuk ka asnjë shpjegim për atë që ka ndodhur.

Deputeti tha se qeveria po mbron pesë kompanitë që marrin naftën kontrabandë dhe shtoi se do ta ndjekin në rrugë ligjore.

“Këtë herë e ka kapur policia dhe e ka zënë halli, nuk ka ku të shkojë. Kjo është një rrugë e vazhdueshme e kontrabandës, që ne e kemi denoncuar. Duke pasur parasysh që është rritur numri i makinave, por ka rënë sasia e karburantit.

Këtu është shkelur embargoja e Këshillit të Sigurimit. Duke ardhur një anije për herë të tretë në Shqipëri. Niset një anije nga fundi i botës dhe të vijë këtu. Ka një njeri në këtë ven që kjo kontrabanda, pse policia nuk referon të thotë, një nga këto pesë kompani të importojë. Policia po i fsheh këto pesë kompani. Ne ta ndjekim në mënyrë ligjore. Ky është një rast që Shqipëria dëmtohet rëndshëm, ndërkohë që çmimi i naftës është më i larti në botë. Nuk tha gjë sot ministri. Kryeministri nuk erdhi fare. Si ka mundësi që vjen kjo anija në Durrës dhe nuk ka asnjë shqiptar aty. Ndodhi e njëjta gjë edhe para një muaji me bananet”, tha Salianji.

Të këshilluara

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI