Flash

Meta zbulon planin: Tani vetëm protesta dhe zgjedhje

Lapsi.al 15 September 2022
Meta zbulon planin: Tani vetëm protesta dhe zgjedhje

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta zbulon planin e forcës së tij politike. Në një takim në Tiranë ai tha se strukturat do të organizohen për të takuar nga afër qytetarët. Kjo për të denoncuar problemet me të cilat ata përballen si pasojë e keqqeverisjes.

Ai prezantoi edhe drejtuesit për çdo njësi të Partisë së Lirisë në Tiranë duke i cilësuar ata si përgjegjës për fitoren e partisë.

“Nuk paska pasur dijeni Edi Rama se çfarë paska ndodhur në këto 10 vite në Tiranë. Ky është një operacion për të vënë gjoba në kohë elektorale. Do të bëjë edhe të mirin para popullit që e ka shkatërruar përmes vetëshkatërrimit të mundësive për një jetë normale në këtë qytet.

Vepron drejtësia ndaj të moshuarës 82-vjeç për kotecin pa leje në Nartë, por nuk mund të veprohet ndaj oligarkëve. Është koha për veprim dhe organizim. Gjithçka është e qartë. Koha për një betejë të vendosur rrugë më rrugë, lagje më lagje që t’i japim fund një orë e më parë kësaj keqqeverisje të pashpirt dhe antikombëtare.

Të bashkojmë njerëzit e ndershëm që duan të jetojnë të barabartë para ligji. Partia e Lirisë do të shkëlqejë si partia e guximit qytetar. Ky sekt nuk ka asnjë respekt për vlerat qytetare dhe njerëzore.

Nuk ka asnjë respekt për trashëgiminë tonë kombëtare. Për këtë qëllim na duhet një organizim më i mirë se deri tani. Ndaj për të gjithë njësitë e qytetit pas konsultimit dua të komunikoj sit ë deleguar për çdo njësi disa nga drejtuesit kryesorë që nisin punën që nesër për organizimin dhe aksionin qytetar kudo ku ka probleme. Këta janë përgjegjës për fitore. Protesta dhe zgjedhje. Zgjedhje dhe protesta”, - u shpreh Meta.

Drejtuesit për Tiranën

Njësia 1: Endrit Braimllari

Njësia 2: Erisa Xhixho

Njësia 3: Brisida Shehaj

Njësia 4: Elona Guri

Njësia 5: Ilir Meta

Njësia 6: Floida Kërpaçi

Njësia 7: Monika Kryemadhi

Njësia 8: Klevi Pojana

Njësia 9: Tedi Blushi

Njësia 10: Kejdi Mehmetaj

Njësia 11: Endrit Braimllari

Të këshilluara

Koronavirusi/ 89 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend, ka njoftuar se për fat të mirë nuk është shën...

17:06

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI