Flash

Lajçak sërish në Prishtinë "për të çuar përpara dialogun"

Lapsi.al 15 September 2022
Lajçak sërish në Prishtinë "për të

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se qëllim i vizitës së tij në Prishtinë është "çuarja përpara" e këtij procesi. Lajçak foli shkurtimisht për gazetarët pas takimit me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Ai tha se me Kurtin ka biseduar për "vazhdimin e dialogut" dhe për takimin e tij të radhës me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç. Kurti dhe Vuçiq u takuan për herë të fundit në Bruksel në muajin gusht.

"Takimi i radhës do të marrë kohë derisa të përgatitet", tha Lajçak.

Nga Bashkimi Evropian, vizita e Lajçakut nuk u paralajmërua më herët. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se jo domosdoshmërisht komentojnë çdo takim pune apo ndërveprim të tij me partnerët në rajon.

"Këto vizita pune, njësoj si ajo e sotmja në Kosovë, po zhvillohen në kuadër të çuarjes përpara të procesit të dialogut dhe vazhdimit të diskutimeve për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve”, tha Stano në një deklaratë me shkrim dërguar Radios Evropa e Lirë.

Lajçak dhe këshilltarët e Qeverisë gjermane e asaj franceze për dialogun qëndruan edhe të premten e kaluar në Prishtinë, ku, po ashtu, takuan Kurtin.

Pas atij takimi, Lajçak tha se bisedimet ishin "të thella dhe të rëndësishme", por nuk dha detaje.

Tre diplomatët evropianë, javën e kaluar, takuan në Beograd edhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç.

Vuçiq tha se ata i kanë propozuar "kornizë të re" për dialogun me Kosovën.

"Sipas tyre [diplomatëve evropianë], dialogu duhet të rezultojë me zgjidhje të menjëhershme dhe përfundimtare, siç thonë ata, të problemeve, me të cilat po përballemi dhe të të gjitha çështjeve të pazgjidhura", tha Vuçiç.

Ai, po ashtu, përsëriti se Serbia nuk do ta njohë Kosovën.Me ndërmjetësimin e BE-së, Kosova dhe Serbia janë n negociata për normalizimin e marrëdhënieve qysh në vitin 2011.

Dy vendet kanë arritur dhjetëra marrëveshje, por zbatimi i tyre në terren ka ngecur.

Procesi i negociatave duhet të përfundojë me marrëveshje ligjërisht të obligueshme.

Në Kosovë këmbëngulin që kjo marrëveshje të përfshijë njohjen reciproke; Serbia, tash për tash, refuzon./REL/

Të këshilluara

Koronavirusi/ 89 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend, ka njoftuar se për fat të mirë nuk është shën...

17:06

Çmimet e reja/ Nafta ulet, benzina rritet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Bëhet me dije se nafta ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë. Me shumicë naft...

15:49

Credins bank mbështet Digital Nomad Festival

Credins bank mbështet “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri. Një eksperiencë e paharrueshme përgjatë tre ditëve starton në...

14:41

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI