Flash

Kryemadhi mohon ndërhyrjet estetike: E vërteta e kurimit jashtë

Lapsi.al 15 September 2022
Kryemadhi mohon ndërhyrjet estetike: E vërteta e kurimit jashtë

Deputetja e Partisë së Lirisë Monika Kryemadhi mohon pagesën 286 mijë euro për ndërhyrje estetike. Ajo thotë se akuzat e bëra në SPAK ndaj saj dhe familjes së saj janë të pavërteta.

Duke folur në Opinion, Kryemadhi ironizoi akuzat e bëra në adresë të familjes së saj. “Edhe sek sin të kisha ndërruar, nuk do kisha paguar aq”, - u shpreh Kryemadhi.

Ajo theksoi se ka qenë jashtë për trajtim shëndetësor. Kjo sipas saj nuk ka lidhje me ndërhyrjet estetike por për shkak të problemeve të saj me zemrën dhe kancerin e qafës së mitrës.

Kryemadhi tha se të dhënat e llogarisë bankare që ka paraqitur avokati Idajet Beqiri i përkasin një servisi në Romë. Ajo vetë pohoi se ka shkuar në klinika jashtë

“Të gjitha gratë e dinë mjaft mirë, që nuk kushton asnjë mirëmbajtje as shëndetësore, as estetike në atë vlerë. Edhe Kardashian të jesh nuk kushton aq para.

A e dini që Swifti që ato kanë përdorur është një servis në Romë dhe jo klinika në San Marino. Unë kam qenë në klinikë… Absolutisht!

Është përdorur sëifti i një servisi në Romë. Swifti i klinikës ku unë kurohem për probleme kardiologjike dhe kancerin e qafës së mitrës është një sëift tjetër”, - deklaroi ajo. ©LAPSI.al

Të këshilluara

Moti bën kthesën e papritur të premten

Dita e premte pritet të jetë në ndikim të kushteve atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me alternime vranësirash dhe kthjellime kryesisht në jug të v...

17:35

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI