Flash

Katy Perry zbulon detaje nga dasma e saj me Orlando Bloom

Lapsi.al 15 September 2022
Katy Perry zbulon detaje nga dasma e saj me Orlando Bloom

Tre vjet pas fejesës, Katy Perry dhe Orlando Bloom  do të ecin drejt altarit. Së fundmi , Katy ka zbuluar disa detaje mbi dasmën e tyre.

"Ka ende një plan, por vendndodhja është sfiduese," zbuloi Perry në The Drew Barrymore Show . "Më pëlqen një festë e madhe. Unë jam për festime të mëdha". Pra, shpresojmë, së shpejti."

Kety Perry dhe Orlando Blum me vajzen Daisy

Perry, e cila mirëpriti vajzën Daisy me aktorin në vitin 2020, shpjegoi se si ajo punonte me veten përpara se të vendoste të kishte fëmijë, në mënyrë që të bëhej versioni më i mirë . “ Punova shumë me veten para se të bëhesha nënë sepse isha nervoze për disa gjëra që kisha nga e kaluara ime dhe doja ti rregulloja.

Ajo vazhdoi, "Doja të ndryshoja gjithcka dhe Orlando dhe unë ishim shumë gati për të pasur një fëmijë . Ne e kishim vendosur, nuk ishte rastësi."

Artistja ka bërë katër turne botërore dhe është e sukseshme në muzikë, por për të, të jesh nëna e Daisy-t është puna më e mirë që ajo ka pasur ndonjëherë.

"Është gjëja më e preferuar që kam bërë ndonjëherë. Puna më e mirë",deklaroi Katy Perry.

Megjithatë ajo rrëfeu se nuk ka ndërmend të heq dorë nga muzika dhe nxiti aludimet për lancimin e një albumi të ri.

. “Me siguri do të shkoj dhe do të bëj një disk tjetër së shpejti dhe do të shkruaj dhe do të bëj një turne në botë pas kësaj",tha këngëtarja. "Unë me të vërtetë kursej energjinë time kur duhet të shkoj dhe të performojë. "Sepse në momentin që unë këndoj, askush nuk më ndalon."

LAPSI.AL

Të këshilluara

Publikohet traileri i filmit 'Babylon'

Së fundmi është publikuar traileri i Babylon.Në film luajnë Brad Pitt, Margot Robbie, Diego Calva, Jovan Adepo  dhe Tobey Maguire. Pitt dhe Robbie luajnë yje...

14:23

Princ Harry shtyn sërish publikimin e librit

Libri i Princ Harry është shtyrë sërish për respekt ndaj Mbretëreshës Elizabeth. Sipas burime, libri do të publikohej në fillim të vitit 2023. “Ndarja nga je...

13:25

Ndahet nga jeta artisti Jesse Powell

Këngëtari i R&B y, Jesse Powell ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Lajmi u konfirmua për fansat nga familjarët e tij. ...

12:28

Turneu i fundit i Demi Lovato

Turneu i fundit për Demi Lovaton. Këngëtarja ka bërë të ditur se turneu i saj aktual do të jetë i fundit. Demi, e cila është në turne për albumin e saj të tetë,...

17:05

Ndahet nga jeta aktorja greke, Irene Papas

Aktorja greke,Irene Papas ka ndërruar jetë  në moshën 96-vjeçare. Ministria e Kulturës e Greqisë konfirmoi lajmin në një deklaratë. “Madhështore Irene Papas ...

17:11

ide

Ngatërresa e madhe me Ergys Agasin

Ato që tregojnë më pak për historinë e “Gysit” janë pamjet dhe deklaratat e nxjerra nga arkivat për lidhjen e tij me Ramën. Pasi nuk është i pari që njollos të  dytin

10:34 Andi Bushati

Një monument i shëmtuar i autoritarizmit politik

Në vend që të kujdesen për godint që kërcënojnë qytetarët estetikisht dhe fizikisht, Kryeministri dhe Bashkia e tij në Durrës rendin të hedhin miliona euro për të ndërtuar mure betoni që fshehin detin dhe shëmtojnë qytetin

10:47 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.29

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI