Flash

Ish-bashkëshorti i Britney Spears shpallet në kërkim nga policia

Lapsi.al 15 September 2022
Ish-bashkëshorti i Britney Spears shpallet në kërkim nga policia

Ish-bashkëshorti i Britney Spears,Jason Alexander është shpallur në kërkim nga policia. Ai nuk u paraqit në seancën e tij në lidhje me akuzat për vjedhje.

Seanca gjyqësore rrjedh nga një incident i vitit 2015. Një grua e paidentifikuar në Napa, pretendoi se Aleksandri i vodhi disa bizhuteri të shtrenjta. Problemet e fundit ligjore të tij vijnë  pasi Spears iu dha një urdhër mbrojtës tre-vjeçar kundër ish-it të saj. Jason u përpoq të prishte martesën e Britney në qershor me Sam Asghari. Ai u shfaq në Gjykatën e Lartë të Qarkut Ventura përmes Zoom pas incidentit, ku  deklarua i pafajshëm për akuzat kundër tij duke përfshirë përndjekjen, refuzimin për të lënë pronën private, vandalizëm-dëmtim.

Urdhri i ndalimit i artistes kërkon që Jason të qëndrojë të paktën 100 metra larg  vendbanimit të tyre.Gjatë arrestimit të qershorit, u shfaq edhe urdhër-arresti i tij për rastin Napa. Ai u ekstradua atje për t'u përballur me akuzat pasi përfundoi një dënim 60-ditor në burg pas incidentit në dasmë. Pas akuzës për rastin në Napa County, Alexander u lirua dhe iu tha të kthehej më 13 shtator, por nuk e bëri.

Britney Spears  dhe Jason u martuan në janar 2004, por dasma zgjati më pak se tre ditë.

Marrë nga: ET

Të këshilluara

Eminem flet për zënkën me Snoop Dogg

Eminem ka folur së fundmi për zënkën e tij me Snoop Dogg. Reperi ka zbuluar se dyshja u pajtua pasi bashkëpunëtori i tyre i ngushtë Dr. Dre pësoi një aneurizëm ...

15:28

Publikohet traileri i filmit 'Babylon'

Së fundmi është publikuar traileri i Babylon.Në film luajnë Brad Pitt, Margot Robbie, Diego Calva, Jovan Adepo  dhe Tobey Maguire. Pitt dhe Robbie luajnë yje...

14:23

Princ Harry shtyn sërish publikimin e librit

Libri i Princ Harry është shtyrë sërish për respekt ndaj Mbretëreshës Elizabeth. Sipas burime, libri do të publikohej në fillim të vitit 2023. “Ndarja nga je...

13:25

Ndahet nga jeta artisti Jesse Powell

Këngëtari i R&B y, Jesse Powell ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Lajmi u konfirmua për fansat nga familjarët e tij. ...

12:28

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI