Flash

George Clooney hap shkollën e Filmit dhe Televizionit

Lapsi.al 15 September 2022
George Clooney hap shkollën e Filmit dhe Televizionit

George Clooney ka hapur së fundmi një shkollë që synon të ndihmojë kineastët e ardhshëm. Atij iu bashkuan anëtarët e Bordit Këshillimor të Roybal, Don Cheadle dhe Mindy Kaling për nisjen e shkollës.

“Kur mendon për aktorët, nuk mendon për arsimin, në përgjithësi.  Domethënë, ti më shikon, thjesht mendon: "Oh, ai është vetëm Batmani më i mirë i të gjitha kohërave", tha me shaka Clooney gjatë ceremonisë.

Ai gjithashtu foli me ET se pse mendonte se krijimi i kësaj shkolle në Los Angeles ishte kaq i rëndësishëm.

'Ne jemi të emocionuar për këtë. Ndihemi sikur ka një mundësi reale këtu dhe është diçka që mendoj se na ka munguar në industrinë tonë", u shpreh aktori. "Thjesht ndjeva sikur, nëse shihni një vrimë, përpiqeni ta mbushni atë. Isha në Londër, dhe vura re se është shumë e vështirë në industrinë e argëtimit të gjesh ekuipazh. Prandaj mendova se ne duhet të punojmë për të rregulluar këtë gjë.

Kur u pyet nëse do të jepte mësim, Clooney u përgjigj: Po,unë do të shkoj në klasa. Por nuk do të flas për regjinë apo aktrimin. Thjesht do të ulem me të rinjtë kur ata të jenë duke montuar apo duke bërë dicka tjetër.

Shkolla Roybal e Prodhimit të Filmit dhe Televizionit u hap për herë të parë në qershor. George Clooney dhe partneri i tij i prodhimit Grant Heslov bashkëpunuan gjithashtu me Kerry Washington, Nicole Avant, Eva Longoria, themeluesit e Working Title Films Tim Bevan dhe Eric Fellner dhe me kryetarin Bryan Lourd për realizimin e saj.

Shkolla përshkruhet si, "një akademi e specializuar e vendosur brenda Qendrës Mësimore Edward R. Roybal", e cila do të mbështesë studentët dhe do i ndihmojë në gjetjen e një pune me pagesë të mirë.

Marrë nga: Daily Mail

Të këshilluara

Eminem flet për zënkën me Snoop Dogg

Eminem ka folur së fundmi për zënkën e tij me Snoop Dogg. Reperi ka zbuluar se dyshja u pajtua pasi bashkëpunëtori i tyre i ngushtë Dr. Dre pësoi një aneurizëm ...

15:28

Publikohet traileri i filmit 'Babylon'

Së fundmi është publikuar traileri i Babylon.Në film luajnë Brad Pitt, Margot Robbie, Diego Calva, Jovan Adepo  dhe Tobey Maguire. Pitt dhe Robbie luajnë yje...

14:23

Princ Harry shtyn sërish publikimin e librit

Libri i Princ Harry është shtyrë sërish për respekt ndaj Mbretëreshës Elizabeth. Sipas burime, libri do të publikohej në fillim të vitit 2023. “Ndarja nga je...

13:25

Ndahet nga jeta artisti Jesse Powell

Këngëtari i R&B y, Jesse Powell ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Lajmi u konfirmua për fansat nga familjarët e tij. ...

12:28

ide

Rama dhe psikologjia e masave: Rruga e fashizmit hapet nëse mposhtet protesta

Në rastin e protestave aktuale, thelbi nuk është “urrejtja e masës” ndaj zhvillimit. Thelbi është se një pjesë e madhe e shoqërisë nuk pranon më që “zhvillimi” të përkufizohet vetëm nga qeveria, investitori dhe propaganda. Qytetarët po thonë se zhvillimi duhet të matet edhe me demokraci, drejtësi, mjedis, punë dinjitoze, llogaridhënie dhe të drejtën e qytetarëve për të vendosur mbi hapësirat ku jetojnë

21:27 Klevis Kolasi

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

94.89

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI