Flash

Eminem flet për zënkën me Snoop Dogg

Lapsi.al 15 September 2022
Eminem flet për zënkën me Snoop Dogg

Eminem ka folur së fundmi për zënkën e tij me Snoop Dogg. Reperi ka zbuluar se dyshja u pajtua pasi bashkëpunëtori i tyre i ngushtë Dr. Dre pësoi një aneurizëm të trurit vitin e kaluar.

“Ne thamë: ‘Vëlla, kjo është marrëzi. Është budallallëk të grindesh tani”, shpjegoi reperi i "Lose Yourself" në "Paul Pod: Curtain Call 2" .

Eminem shtoi se nuk mbante mend se kush i telefonoi kujt për të nisur bisedën, por tha se të dy ranë dakord se kishte ardhur koha t'i jepnin fund mosmarrëveshjeve.

“Mendoj se kishte një keqkomunikim në atë kohë në lidhje me albumin tim ‘The Mathers LP’, ‘Bitch Please II’,” kujtoi Eminem.

“Ai donte të bënte një këngë me mua , të merrte pjesë në album". Por. bashkëpunimi nuk arriti të realizohej dhe Snoop nuk e priti mirë këtë gjë.

Megjithatë, sapo Dre u shtrua në spital, të dy lanë pas të shkuarën.

""Style Doggy" më ndryshoi jetën," deklaroi Eminem për albumin e Snoop të vitit 1993.

Dr Dre bashke me Snoop Dogg dhe Eminem

Dre, u shtrua në spital në Cedars-Sinai në janar 2021. Teksa u shërua, manjati i muzikës i tha Page Six në një deklaratë se ai " ishte në gjendje të mirë shëndetësore".

“Faleminderit familjes, miqve dhe fansave të mi për interesimin dhe urimet e tyre. Së shpejti do të dal nga spitali dhe do të kthehem në shtëpi. Faleminderit të gjithë stafit mjekësor në Cedars", u shpreh artisti.

Një vit më vonë, Dre, Snoop dhe Eminem u bashkuan me Mary J. Blige, 50 Cent dhe Kendrick Lamar për të performuar në shfaqjen e pjesës së parë të Super Bowl.

Përktheu: Lapsi.al

Marrë nga: Page Six

Lexo Edhe:

[embed]https://lapsi.al/2022/08/21/dr-dre-zbulon-detaje-rreth-aneurizmes-se-trurit-mendonin-se-do-vdisja/[/embed]

Të këshilluara

Publikohet traileri i filmit 'Babylon'

Së fundmi është publikuar traileri i Babylon.Në film luajnë Brad Pitt, Margot Robbie, Diego Calva, Jovan Adepo  dhe Tobey Maguire. Pitt dhe Robbie luajnë yje...

14:23

Princ Harry shtyn sërish publikimin e librit

Libri i Princ Harry është shtyrë sërish për respekt ndaj Mbretëreshës Elizabeth. Sipas burime, libri do të publikohej në fillim të vitit 2023. “Ndarja nga je...

13:25

Ndahet nga jeta artisti Jesse Powell

Këngëtari i R&B y, Jesse Powell ka ndërruar jetë në moshën 51-vjeçare në shtëpinë e tij në Los Angeles. Lajmi u konfirmua për fansat nga familjarët e tij. ...

12:28

Turneu i fundit i Demi Lovato

Turneu i fundit për Demi Lovaton. Këngëtarja ka bërë të ditur se turneu i saj aktual do të jetë i fundit. Demi, e cila është në turne për albumin e saj të tetë,...

17:05

Ndahet nga jeta aktorja greke, Irene Papas

Aktorja greke,Irene Papas ka ndërruar jetë  në moshën 96-vjeçare. Ministria e Kulturës e Greqisë konfirmoi lajmin në një deklaratë. “Madhështore Irene Papas ...

17:11

ide

Si po e çon Rama vendin drejt përplasjes civile

Insistimi në dhunë, në armatosje të civilëve, në pagesa të policëve si të ishin mercenarë, vetëm paqe nuk pjell. Frika e Edi Ramës se ku do të përfundojë kur të mos jetë kryeministër nuk ka pse të bëhet makthi i Shqipërisë

15:20 Armand Shkullaku

Pse guri dhe molotovi u bënë të pashmangshëm

Kjo revoltë rinore ka pasur një meritë të madhe. Ajo i bëri të njohur publikut të gjërë anën më kriminale të këtij regjimi që ishte deri më tani e konservuar në skutat më të fshehta. Nëse revolucioni ekstremisht paqësor i flamingove na tregoi se kjo qeverisje nuk ishte më popullore, epilogu i tij radikal, me gurë dhe molotov po shërben për të nxjerrë në dritë të diellit se autokrati është në gjendje të përdorë çdo mjet për të qëndruar në pushte

11:37 Andi Bushati

MOTI TIRANA

9°c

KËMBIMI EURO

91.10

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI