Flash

Dosja e lobimit të PD, Meta: Afera u përdor nga Rama për krijimin e modelit rus të kapjes së shtetit

Lapsi.al 15 September 2022
Dosja e lobimit të PD, Meta: Afera u përdor nga Rama për krijimin

Çështja e financimit rus të Partisë Demokratike nën udhëheqjen e Lulzim Bashës nuk ka kaluar jashtë vëmendjes së kreut të Partisë së Lirisë, Ilir Meta. Në takimin me strukturat në Tiranë, Meta tha çështjen duhet ta zgjidhin amerikanët dhe PD, e cila padrejtësisht sipas tij është cënuar, por fakt është sipas tij se kjo aferë u përdor për të krijuar model rus të kapjes së shtetit si është sot modeli i Ramës.

Tirana do u kthehet qytetarëve, Meta: Dhe pak muaj i japim fund marrëzisë së Lulushit që i fali bashkitë Ramës

Meta: Nuk është thjesht problemi i parave ishin ruse apo nuk ishin ruse, atë ta zgjidhin amerikanët dhe ta sqarojë dhe PD që është cënuar padrejtësisht nga një veprim i tillë se është një parti properëndimore dhe kombëtare.

Kjo aferë u përdor për të krijuar model rus të kapjes së shtetit si është sot modeli i Ramës. U përdor një aferë që drejtësinë ta kapte Edi Rama. Për të provokuar opozitën dhe për t’ia lënë të gjitha institucionet Edi Ramës. Ishte kjo aferë që ia fali të gjitha bashkitë Edi Ramës. Kjo kohë përfundoi. Ai foli edhe për ndërtimet në Tiranë, ku akuzoi kryebashkiakun Veliaj se i ka marrë frymën kryeqytetit me kulla betoni.

Meta: Kur kam qenë kryeministër 20 vite më parë kam qenë një dilemë shumë të vështirë sepse udhëheqësi i kishës ortodokse erdhi dhe më kërkoi kishën për katedralen. Duam ose diçka të ngjashme. Ka tha, është në mes të PS dhe Ministrisë së Mbrojtjes. U vura në vështirësi sepse ai ishte në të drejtën e tij dhe të drejtën e zotit. Komunitetet fetare edhe sot nuk i kanë marrë pronat që i takojnë dhe isha në vështirësi dhe debatin më të madh e kisha me dy persona të besimit ortodoks.

Sepse nuk ishin dakord për një vendim të tillë. Unë e gjykova në tërësi dhe thashë se kjo u takon. Kur është bërë katedralja kam qenë shumë i lumtur. I ka dhënë shumë hijeshi qytetit. Është monument besimi dhe në harmoni me gjithçka. Na nderon me të gjithë të huajt që vijnë. Por jam aq i lumtur për këtë vendim sepse nëse nuk ishte bërë kjo katedrale, ndonjë kullë 100 kate do të ishte në vend të saj.

Rama dhe Veliaj kanë firmosur me qindra kulla betoni duke u marrë frymën qytetarëve të Tiranës dhe duke u vrarë shëndetin atyre. Tirana është shndërruar në qytet armiqësor ndaj fëmijëve. Qytetarët e Tiranës kanë pagat më të ulëta në rajon dhe paguajnë taksat më të larta. Me urdhër të mafies qytetarëve u rrëmbehet prona.

Të këshilluara

Koronavirusi/ 89 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend, ka njoftuar se për fat të mirë nuk është shën...

17:06

Çmimet e reja/ Nafta ulet, benzina rritet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Bëhet me dije se nafta ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë. Me shumicë naft...

15:49

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

28°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI