Flash

Deputeti i PD: Mbrëmë u ndalua arrestimi i tre oligarkëve në Tiranë

Lapsi.al 15 September 2022
Deputeti i PD: Mbrëmë u ndalua arrestimi i tre oligarkëve në

Deputeti i Partisë Demokratike, Dashnor Sula nga foltorja e Kuvendit deklaroi se është ndaluar arrestimi i tre oligarkëve në Tiranë. Duke folur për aksionin e qeverisë për ndërtimet pa leje, Sula tha se tre urdhra arresti janë tërhequr mbrëmë, pasi i është bërë presion Prokurorisë së Tiranës. Sipas deputetit urdhrat e arrestit ishin për biznesmenët që ndërtojnë pa leje në kryeqytet, por që nuk është lejuar prekja e tyre.

“Mos fusni fshatarët në burg. Por ju them edhe lajmin e fundit, mbrëmë kanë dalë tre urdhra-arresti për tre oligarkë dhe janë tërhequr të tre. Nuk po i them emrat. I është bërë presion prokurorisë dhe nuk janë arrestuar”, tha ai.

Të këshilluara

Koronavirusi/ 89 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend, ka njoftuar se për fat të mirë nuk është shën...

17:06

Çmimet e reja/ Nafta ulet, benzina rritet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Bëhet me dije se nafta ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë. Me shumicë naft...

15:49

ide

Haga, si përfundim i një epoke të gjatë yes man-izmi

Nga drama e 16 shtatorit, që po rekemi ta konsumojmë si popujt primitivë me lotë, mallkime, ofshama dhe qurravitje duhet të dimë të nxjerrim një mësim: Këtej e tutje askush nuk do të na rrespektojë, po nuk ditëm të respektojmë vetveten. Sepse verdikti i asaj gjykate të instrumentalizuar erdhi si pasojë e servilizmit tonë të verbër ndaj perëndimit

16:25 Andi Bushati

Gënjeshtra e rezorteve elitare

Në Sazan edhe në Zvërnec qeveria po financon komplekse luksoze banimi që do pasurojnë ndërtues lokal dhe ndërkombëtarë, herë duke i hequr taksat, herë duke i çuar infrastrukturë dhe herë duke privatizuar tokën dhe plazhet publike

13:55 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

20°c

KËMBIMI EURO

91.49

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI