Flash

Çmimet e reja/ Nafta ulet, benzina rritet

Lapsi.al 15 September 2022
Çmimet e reja/ Nafta ulet, benzina rritet

Bordi i Transparencës ka publikuar çmimet e reja të karburanteve. Bëhet me dije se nafta ka zbritur me 8 lekë e me pakicë do të shitet 224 lekë. Me shumicë nafta do të shitet 212 lekë.

Benzina është rritur me 6 lekë, ku një litër do të shitet 198, ndërsa me shumicë 186 lekë.

Gazi, do të shitet 78 lekë litri me pakicë dhe 66 me shumicë.

Njoftimi i plotë:

Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 15 Shtator 2022, janë si rezultat i levizjes së çmimeve në bursën Platts Mediteran.

Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 224 lekë/litri.  I shitjes me shumicë jo më shumë se 212 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 198 lekë/litri. I shitjes me shumicë jo më shumë se 186 lekë/litër.

✅Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë. I shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.

( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).

?Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 15 shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Të këshilluara

Credins bank mbështet Digital Nomad Festival

Credins bank mbështet “Digital Nomad Festival”, aktivitet që vjen për herë të parë në Shqipëri. Një eksperiencë e paharrueshme përgjatë tre ditëve starton në...

14:41

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

29°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI