Flash

Balluku deputetes së PD: Unë i laj rrobat e mia në 12 të natës kur më del koha. Ti bëj ç’të duash

Lapsi.al 15 September 2022
Balluku deputetes së PD: Unë i laj rrobat e mia në 12 të

Ministrja e Energjitikës, Belinda Balluku, ka replikuar në Kuvend me një deputete të opozitës, e cila i risolli në vëmendje këshillat e ministres për kursim energjie, mes tyre edhe larja e rrobave me 30 gradë. Balluku ka bërë një reagim të ashpër dhe sfidues ndaj deputetes së PD.

“Jo po darkë me oligarkët, na ke mbajtur pishtarin ti…Po ç’a i keni këto. Ma gjej me video ku e kam deklaruar për larjen e rrobave. Unë i laj rrobat e mia në 12 të natës kur më del koha. Ti bëj ç’të duash. Detyra ime është të garantoj furnizim me energji. Deri më tani ia kemi dalë. Tani, të vish këtu të harxhosh kohën me këto gjëra, nuk ka kuptim. Ke ndonjë gjë serioze për të na thënë? Unë po të them nëse ke dicka konkrete të çohem unë dhe të shpjegoj. Për rrobat zonjë, laji siç i mendon ti. Është mirë ta mbylli derën e frigoriferit”, u shpreh ministrja Balluku duke përsëritur këshillat e saj për krusim energjie elektrike.

Të këshilluara

Koronavirusi/ 89 raste të reja në vend

Ministria e Shëndetësisë, në përditësimin e të dhënave për 24 orët e fundit lidhur me situatën e Covid-19 në vend, ka njoftuar se për fat të mirë nuk është shën...

17:06

ide

Mbi kufinjtë politikë të protestës sociale

E vetmja mënyrë për ta vrarë potencialin e protestës sociale është nëpërmjet llogjikës së vjetër politike se qelbësira në pushtet rrëzohet vetëm me një aleancë të madhe qelbësirash në opozitë

09:48 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

10°c

KËMBIMI EURO

90.84

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Kur një fjali në studio kushton 100 mijë lekë

Gjashtë vendime të firmosura nga AMA më 30 tetor, për shkelje të pretenduara të standardeve etike dhe transmetim të deklaratave që, sipas autoritetit, nxisin urrejtjen apo justifikojnë dhunën. Gjobat kanë hapur debat mbi kufijtë e lirisë së shprehjes dhe përgjegjësinë e televizioneve, ndërsa gazetarët i shohin ato si një formë presioni që rrezikon të nxisë vetëcensurën në studio dhe redaksi.

20:47 Gisela Troplini

Me sytë katër

PAPARAZZI