Flash

Atentati, kjo është makina që i shpëtoi jetën Putin

Lapsi.al 15 September 2022
Atentati, kjo është makina që i shpëtoi jetën Putin

Presidentit rus Vladimir Putin iu bë një atentat. Se kur ka ndodhur nuk dihet, por lajmi u bë me dije dje me atë të Telegram. Sipas informacioneve të deritanishme, Putin u shpëtua nga limuzina e tij, të cilën presidenti ishte kujdesur ta kthente në një kështjellë të vërtetë.

Limuzina e Vladimir Putin është prodhuar nga Aurus. Ajo është një nga prodhuesit e rinj të makinave ruse. Eshtë themeluar nga një grup investitorësh në bashkëpunim me qeverinë. Arsyeja kryesore e ekzistencës së saj ishte zhvillimi i një makine për Presidentin Putin dhe bashkëpunëtorët e tij. Në një fazë të dytë, kjo makinë e veçantë mund t'u shitej biznesmenëve dhe oligarkëve të pasur rusë.

Dizajni i mjetit ka huazuar shumë elemente nga Rolls Royce dhe ka një motor V8 turbo dyfishtë 4.4 litra që është zhvilluar në bashkëpunim me Porsche. Është i pajisur edhe me një motor elektrik, me fuqi të kombinuar rreth 600 kuaj fuqi. Mjeti arrin 0-100 km/h për më pak se 6.0 sekonda.

Mjeti ka një dalje emergjence nga xhami i pasmë në rast se të gjitha dyert janë të kyçura. Rrotat kanë një rreshtim të brendshëm që lejon automjetin të lëvizë edhe pa ajër në goma. Dritaret janë sigurisht antiplumb. Sekleti i mjetit po ashtu, me një specifikim të lartë BR5 që përballon lehtësisht edhe të shtënat e kallashnikovit.

Një vëmendje e madhe i është kushtuar gjithashtu mirëmbajtjes së komunikimit në rast sulmi, pasi makina ka një sistem intercom që i jep mundësinë dhe aftësinë për të komunikuar midis njerëzve të ulur brenda makinës dhe atyre jashtë. Ka edhe një rezervuar karburanti. Për të shmangur helmimin nga gazrat toksikë, ekziston një sistem që siguron furnizimin me ajër të pastër brenda kabinës.

Aurus Senat ka një sistem të sofistikuar të shuarjes së zjarrit që mund të shuajë çdo zjarr në zonën e motorit ose nën dyshemenë e makinës. Këto janë masat bazë të sigurisë për limuzinën presidenciale. Natyrisht, në rastin e makinave që përdoren ekskluzivisht nga Presidenti Putin, sigurisht që ka shumë më tepër sisteme që nuk dihen, e po ashtu nuk kanë dalje në treg./ Newsauto.gr

Të këshilluara

Shefi i OKB-së: Mos e përmbytni botën

Shefi i Kombeve të Bashkuara, Antonio Guterres, u ka bërë thirrje urgjente liderëve botërorë që të veprojnë për të luftuar ndryshimet klimatike, dhe që të mos e...

19:00

ide

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

25°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Një antihero i dëshpëruar i Homerit

Kryeministri ka përdorur mitin antik të Odiseut që nuk joshet nga sirenat, për të përçuar mesazhin se ai do të vazhdojë përpara pa pyetur për protestuesit. Por nëse nuk do e kish njohur veprën e Homerit vetëm përmes ekranizimit, do të kish gjetur tek kjo metaforë gjurmët e një autokrati

16:50 Andi Bushati

Me sytë katër

PAPARAZZI