Flash

Von der Leyen prezanton planin për krizën energjetike

Lapsi.al 14 September 2022
Von der Leyen prezanton planin për krizën energjetike

Plani i Komisionit për trajtimin e krizës energjetike po përshkruhet aktualisht nga presidentja e tij, Ursula von der Leyen.

Ajo pritet të propozojë në fjalimin vjetor “Gjendja e Bashkimit Evropian”, një “kontribut solidariteti” për prodhuesit e energjisë elektrike që nuk përdorin gaz natyror, por erë, diell, energji gjeotermale, mbetje, energji bërthamore, linjit, naftë dhe lloje të caktuara hidroenergjetike dhe biomasa. Vendet e BE-së do të jenë në gjendje të mbledhin këtë taksë dhe të rishpërndajnë fondet tek konsumatorët. Megjithatë,  von der Leyen është në favor të masave të detyrueshme të konsumit të energjisë elektrike. Kjo gjë po shkakton reagime brenda Bashkimit, pasi shumë shtete anëtare kërkojnë të kenë masa më vullnetare dhe planifikime të bëhen në nivel kombëtar. Komisioni do të vendosë në tavolinë një ulje të konsumit në baza të detyrueshme nga shtetet me 5% dhe në baza vullnetare me 10%. Gjithashtu do të synojë uljen e konsumit edhe në baza ditore, veçanërisht në orët jo pikut.

Lexo edhe:

Kriza energjetike, von der Leyen: Qëllimi ynë është ulja e çmimeve në Europë

Ndërhyrjet europiane do të përcaktojnë në masë të madhe edhe modelin e subvencionimit për gazin natyror. Ky i fundit pritet të ketë karakteristika përshkallëzuese, siç do të ndodhë me energjinë elektrike.

Të këshilluara

Ukraina: Lufta ka hyrë në fazën e tretë

Ushtria ukrainase njoftoi sot se kishte rimarrë 500 kilometra katrorë territor nga forcat ruse në dy javë kundërofensivë në rajonin Kherson. “Sukseset tona n...

15:50

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI