Flash

Von der Leyen: BE e pa kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Lapsi.al 14 September 2022
Von der Leyen: BE e pa kompletuar pa Ballkanin Perëndimor

Ursula von der Leyen insistoi që shtetet e Ballkanit Perëndimor, së bashku me Ukrainën, Gjeorgjinë dhe Moldavinë, duhet të bëhen pjesë e familjes evropiane. Siç tha Presidentja e Komisionit Evropian, pa këto shtete, “unioni ynë nuk do të jetë i kompletuar”.

Von der Leyen më 14 shtator mbajti fjalimin vjetor në Parlamentin Evropian. Gjatë këtij fjalimi, shefja e KE-së tha se mënyra më e shpejtë për të zgjeruar sundimin e demokracisë, është duke i forcuar lidhjet me shtetet demokratike në kontinentin evropian.

“Kjo fillon me ato shtete që tashmë janë në rrugë drejt unionit tonë. Ne duhet të jemi në anën e tyre në secilin hap të kësaj rruge. Kjo sepse rruga drejt demokracisë së fuqishme dhe rruga drejt Bashkimit Evropian është e njëjtë. Prandaj, dua që njerëzit në Ballkanin Perëndimor, në Ukrainë, Moldavi dhe Gjeorgji ta dinë: ju jeni pjesë e familjes sonë, e ardhmja e juaj është në union, dhe unioni ynë nuk është i kompletuar pa ju”, tha Von der Leyen, transmeton REL.

Lexo më tej: Çelja e negociatave, Ursula Von der Leyen: Historike, ky është suksesi juaj 

Shefja e Komisionit Evropian përmendi Ballkanin në disa pjesë të fjalimit të saj, kur foli për nevojën që të rishqyrtohet politika e jashtme e BE-së.

“Tash është koha për të investuar në forcën e demokracisë. Kjo punë fillon me grupin bazë të partnerëve që mendojnë si ne, me miqtë tanë në secilin komb demokratik në botë. Ne e shohim botën me të njëjtin sy. Dhe, ne duhet të mobilizojmë fuqinë tonë kolektive”, tha ajo.

Mbështetje për idenë e Bashkësisë Politike Evropiane

Duke folur për rrugën e anëtarësimit në BE, presidentja e KE-së mbështeti idenë për formimin e një Bashkësie Politike Evropiane, duke shtuar se propozimet për këtë temë do të paraqiten gjatë samitit të bllokut evropian.

Samiti i BE-së pritet të zhvillohet në tetor në Pragë, ku do të marrin pjesë liderët e shteteve të Ballkanit Perëndimor, por edhe liderët e vendeve evropiane që nuk janë në BE-së sikurse Britania e madhe, Norvegjia dhe vendet tjera.

Idenë për krijimin e një Bashkësie Politike Evropiane e kishte përmendur së pari presidenti i Francës, Emmanuel Macron. Këtë e  kishte bërë gjatë kryesimit të vendit të tij me Presidencën e BE-së. Idenë e presidentit francez e kishte mbështetur edhe presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel.

Von der Leyen tha se krijimi i kësaj bashkësie nuk do të kishte “për qëllim që ta zëvendësojë procesin e zgjerimit të BE-së. Putin “do të dështojë, Ukraina do të triumfojë”

Pjesa më e madhe e fjalimit të Von der Leyen iu kushtua pushtimit të paprovokuar rus të Ukrainës. Gjithashtu pasojave që ka shkaktuar kjo luftë. Jo vetëm për Ukrainën, por edhe botën, përfshirë edhe rritjen e madhe të çmimit të naftës së gazit.

E veshur me rroba me ngjyra të flamurit të Ukrainës, Von der Leyen tha se BE-ja veçse ka zvogëluar dukshëm varësinë me furnizime të energjisë ruse.

Raportet me Rusinë 

Ajo rikujtoi se vitin e kaluar, BE-ja merrte 40 për qind të gazit nga Rusia. Ndërkohë sivjet kjo përqindje ka rënë në 9 për qind. Mysafire e veçantë gjatë fjalimit të Von der Leyen në Parlamentin Evropian ishte bashkëshortja e presidentit të Ukrainës. Duke folur për sanksionet ndaj Rusisë ajo tha se ato po japin rezultat dhe ato “janë aty për të mbetur”. “[Presidenti i Rusisë, Vladimir] Putin do të dështojë, Ukraina dhe Evropa do të triumfojnë”, tha ajo.

Shefja e Komisionit Evropian po ashtu ka prezantuar disa masa për të ulur konsumin e energjisë gjatë dimrit, teksa e akuzoi Rusinë se po manipulon me tregun e energjisë, duke djegur gaz dhe duke rritur çmimet e energjisë në tregjet botërore. /rel 

Të këshilluara

ide

Fillimi i fundit të pushtetit të Ramës

Fillimi i fundit mund të jetë mu ky moment, kur piqet bindja e rrëzimit të një kryeministri a qeverie a rendi - pra të një lloj bindjeje se gjërat nuk do të kthehen aty ku ishin para se të fillonte protesta

09:47 Veton Surroi

MOTI TIRANA

23°c

KËMBIMI EURO

94.48

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI