Flash

Ursula von der Leyen: Putin është duke nxitur krizën ushqimore

Lapsi.al 14 September 2022
Ursula von der Leyen: Putin është duke nxitur krizën ushqimore

"Putini ka nxitur krizën ushqimore". Kështu ka deklaruar Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, duke theksuar se Europa dhe Organizata e Kombeve të Bashkuara po punojnë për t’i dhënë fund situatës.

“Asnjë nga sanksionet tona nuk e ka penguar Rusinë të eksportojë ushqime dhe plehra në vendet e cënueshme. Ne duhet ta themi vazhdimisht këtë gjë sepse është e vërtetë ndërsa Rusia po thotë të kundertën, që është e gjitha një gënjeshtër, “ tha von der Leyen.

Lexo edhe:

OKB: Kriza ushqimore mund të zgjasë me vite

Presidentja e Komisionit Europian theksoi se më shumë se dhjetë milionë tonë drithë janë larguar nga portet e Ukrainës.

Ajo tha gjithashtu se 30% e eksporteve të grurit të Ukrainës janë dërguar në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme. Bëhet fjalë për vende si Afrika, Lindje e Mesme dhe Azia. “Pra, janë drithërat ukrainase që bënë që çmimet të bien përsëri,” vuri në dukje ajo.

Të këshilluara

ide

Është krizë përfaqësimi jo informimi

Deputetët socialistë takohen me qytetarin vetëm kur ia kërkon Rama, sepse atë përfaqësojnë dhe atij i binden. Ndaj takimi i tyre me qytetarët nuk bëhet për të qarë hallin qytetar, por për të zgjidhur hallin e Ramës me pakënaqësinë e qytetare

19:59 Blendi Kajsiu

MOTI TIRANA

33°c

KËMBIMI EURO

92.12

aktuale

Ndiqe Lapsin edhe në

Me interes nga publiku

Me sytë katër

PAPARAZZI